AKTUALE

“MeTKAST” i Nevrij Ademit rekord shikimesh

PodCasti më i ri i Nevrij Ademit me emrin “MeTKAST” i cili transmetohet në Klan Maqedoni dhe në TetovaSot ka arritur rekord shikimesh brenda pak orësh. Një emision ndryshe nga të tjerët dhe me pyetje që kurrë nuk guxojnë të tjerët të pyesin, Ademi arriti që për pak orë të jetë në qendër të vëmendjes me emisonin e parë të tij.

Ky lloj PodCasti që do të transmetohet çdo të shtunë në Klan Maqedoni dhe në TetovaSot do të zbluojë shumë të pa thënë të figurave publike si nga politika dhe showbizi.

A kanë vjedhur, a i kanë sekretareshat dashnore, a e mbushin veturën private me naftë nga shteti, a ju japin kontrata familjarëve dhe shumë pytje të tilla do të jenë në Podcastin e Nevrij Ademit “MeTKAST”.

Në emisionin e parë, si mysafir special ishte Ilir Demiri ai për herë të parë shpalosi se si e gjeti spitalin e Tetovës kur ishte drejtor, sa para Spitali gjeneron nga parkingu a ka pas keqpërdorime dhe në fund ka ka vjedhur si drejtor. Të gjitha këto përgjigje mund ti gjeni në portalin TS dhe në kanalet tjera të TetovaSot si në TikTok, Instagram dhe Facebook./TS/

Banner

Related posts

Mexhiti: Me ligjin e BDI-së, kazino mund të ketë edhe në oborr të shkollave!

Gjyla Halili

CIVIL: Enigmë mbetet situata me vendvotimin në Likovë, pas raportimeve për të ashtuquajtur “tren bullgar”

Gjyla Halili

Dehari takime të shumta me diasporën në Amerikë: Bashkë për sfidat që na presin, bashkë për Kërçovën

Gjyla Halili