OPINIONE

PROGRAMË I HARTUAR PËR NXËNIEN  PËRMENDSH TË  KURANIT FISNIK

Shkruan:
Taxhudin Hamidi

Mësimi përmendësh e Kuranit e verseteve të kuranit gjatë gjithë historisë islame ka treguar gadishmërinë e këtij aktiviteti sublim në gjithë botën dhe në vendun tonë.

Domethënia e nxënies së Sureve- Kaptinave të Kuranit dhe Kurani si tërësi është detyra e shfaqur dhe e dëshmuar e Xhebrailit dhe Muhamedit alejhiselam.

Kjo detyrë është edhe obligim për çdo popull musliman.

Gjë e vërtetuar nga praktika e profetit Muhamed dhe ithtarëve të parë në misionin e tij- ashabë.

Prandaj thënja e Muhamed është:

” Hafizi i Kuranit është i dashuri i Allahut të Madhërishëm”.

Nocioni apo emri hafiz i kuranit nënkuptonë atë nxënës apo person i cili mësonë përmendësh tërë Kuranin.

Pra mësimi i tërë librit të Allahut me 600 faqe.

Që përbëjnë 30 Xhuzë dhe 114 Sure.

Pra për atë nxënës që mëson për çdo ditë nga një faqe nga Kurani famëlartë i duhet njëzet (20) muaj.

Nëse mësimi përmendësh vazhdonë në kontinuiter pa ndërprerë dhe pa pushim pas 150 faqeve të mësuara përmendësh ose siç njihen këtu tek gjuha e nuafizëve pesë devre.

Në këtë shkrim apo planë program do të mundohemi të prezentojmë programin e nxënies përmendësh të kuranit me katër seanca do të thotë pas pesë devreve pra me suksesë pas 150 faqeve të mësuara përmendësh nga kandidati të bëhet një pushim dhe të formohet një komision i cili do të konstatojë mbarëvajtjen e kandidatit pra me një provim.

Pra provimi pas 150 faqeve të mësuara përmendësh do të mbulohet apo arsyetohet me një Çertifikatë.

Dokument ky i cili do të dëshmojë se kandidati ka përfunduar 1/4 e hizit- mesimit përmendësh.

Pastaj do të fillojë me seancën e dytë nga 150 fq. deri më 300 faqe.
Seanca e katertë nga 300 fq.deri në 450 faqe duke iu nënshtruar provimit dhe duke e arsyetuar këte punë të lodhëshme dhe të mrekullueshme me dokument apo çertifikatë përkatëse për seancën apo semestër.

Kështu derisa të mbri deri tek përfundimi përmendësh i gjithë Kuranit Fisnik me 114 Sure pra gjithësej me 600 faqe.

Ky propozim apo planë i hartuar ekspozohet nga dëshira dhe vullneti që të ndihmohen Muhafizët e vendit tonë.

Prdyshim sec edhe muhafizëve – mësuesëve të Kuranit u nevoitet ndihma e planë programit dhe përgaditja e kandidatit të paraqitur për të mësuar të gjithë Kuranin përmendësh.

Andaj kërkohet një plan – program i cili d’të përcaktojë formëm e paraqitjes para një instituti apo mektebi për të filluar hifzin – nxënien e Kuranit.

Kushti i pare është kërkesa nga bordi i mektebit.

Bordi i mektebit duhet të posedojë liçencë për pranimin e nxënësit i cili me pëlqim të familjes ka vendosur të regjistrohet për nxënien përmendësh të Kuranit Fisnik në gjuhën arabe.

Nga kandidati kërkohet të regjistrimi.

Gjithashtu nga Bordi i Hifzit kërkohet caktimi shpalljes së konkursit mbrenda 15 ditë.

Pas regjistrimit të kandidatit Muhafizi lajmëronë entin përkatës të cilët d’të formojnë një Komision i cili do të inspektojë nxënësin në fushën e leximit – tilavetit.

Pasi Komisioni vërtetonë se kanditati për hifzë lexonë rrjedhshëm dhe bukur sipas rregullave të njohura të texhvidit i lejohet të fillojë me hifzin.

Data e fillimit është një ditë shumë e rëndësishme për kanditatin.

Prindët pra familja, gjithashtu Bordi i Hifzit dhe komisionin i cili do të përcjellë Muhafizin dhe kandidatin e do tëcaktohen deri në përfundimin e semestrit të parë me 150 faqe pra të pesë devreve.

(devër do të thotë mësimi i 30 faqeve nga çdo xhuz nga një faqe të mësuar përmendësh)

Nga Muhafizi kërkohet të i kushtojë vëmendje të veçantë kanditait dhe ta veçojë fizikisht nga talebet – nxënësit e Mektebit nëse eventualisht merret me nxënës – talebeve të mektebit.

Pasi më dihet data e fillimit të kandidatit gjithçka d’të rrjedhë tani, sipas programit të paraparë.

Muhafizi cakton një zëvendës dhe një asisten të cilët d’të ndihmojnë kandidatin dhe Muhafizin në momente të cakrura dhe ditë të munguara.

Në ditën e parë të fillimit të kandidatit hapet një dosje e kandidatit për të cilin Bordi i mektebit e mbanë në kujdestari dhe caktonë një regjistrues.

Gjithashtu Muhafizi , zëvendësi dhe asistenti d’të verifikojnë një fletore e regjistruar me protokollin e Muftinisë përkatëse.

Kjo fletore d’të quhet:
“20 Devre”

Fletorja e kandidatit me emër dhe mbiemër, dt. e lindjes dhe në fund dt. e fillimit të nxënies përmendësh nga Devri i parë.

Në këtë fletore Muhafizi d’të regjistrojë mbarëvajtjen dhe ecurinë e kandidatit gjatë semestrit si :

– sjellja e kandidatit;

– përkushtimin i ndaj faqeveve të mësuara përmendësh;

-respektimi i orëve;

– arsyetimi ndaj mungesat ; dhe -vlerësimi i zëvedësit dhe asistentit;

-si dhe nota e Muhafizit për 150 faqet e mësuara – pesë devret e para.

Pasi nxënia përmendësh si zakonisht ndahet në 20 Devre:

Muhafizi apo mentori i kandidatit periudhën e hifzit d’ta ndajë në katër (4) semestra.

Semestri i parë me 1-150 faqe të mësuara;

Semestri i dytë nga 150 – 300 faqe;

Semestri i tretë nga 300 – 450 ;

Semestri i katërtë nga 450 – 600 faqe.

Pra këtu arrihet finalja e kandidatit.

Tani përgaditet për provimin përfundimtarë për tërë Kuranin e mësuar përmendësh.

Pas tre çertifikatave- dokumentit të marra nga tre provimet paraprake në çdo 150 faqe, +150fq.+150fq. =450 faqe.

Ky komision mund të quhet komisioni intern.

Të cilin Komision e themelon Muhafizi dhe Bordi i mektebit.

Pasi konstatohet se kandidati ka treguar suksesë i jepet një pushim prej 10 ditë.

Ky komision që d’të zhvillojë provimin e pesë devreve pra pas mësimit të 150 faqeve.

Pas provimit d’të konststojë që të lejojë që kanditati të fillojë apo të bëjë një pushim.

-ll-

Pastaj fillonë pjesa e devrit të 6 deri tek devri i 10, pra nga faqja e 150 dere në faqen 300.

Pas përfundimit të devrit të (10 ) dhjetë Muhafizi , zëvendësi dhe asistenti dhe Bordi i mektebit konstatojnë se kandidati është serioz në planin e tij dhe tregonë suksesë.

Pra me përfundimin e devritbtë 10- të ai ka mësuar përmendësh 300 faqe nga Kurani Famëlartë.

Kjo e arritur regjistrohet në fletoren e “20 Devreve”.

Pasi kandidati ka mësuar 300 faqe apo 10 devre thirret nga Muhafizi një Komision të cilët d’të verifikojë mbamendjen dhe nxënien e nxënien përmendësh.

E gjithë kjo punë vërtetohet me dokument zyrtarë nga komisioni intern, komision i Bordit ka për detyrë që ta vërtetojë tek Muftinia përkatëse të vendit.

Pas pushimit të konsideruar kandidati i hifzit d’të fillojë në devret që vijojnë me ndihmën e Bordit dhe të Muhafizit.

-lll-

Pas provimit të kaluar nga 10 devret e nxëna nga Kurani Famëlartë.

Niset kandidati me një entuziazëm më të fuqishëm për devrin 11 deri tek devri 15.

Nga 300 faqe deti në 450 faqe.

Ku d’të zhvillohet provimi nga Komisioni intern i bordit të mektebit.

Gjatë gjithë kësaj periudhe të ndarë në katër seanca apo semestra si psh.

4x 150 baraz me 600 faqe.

Pas përfundimit të pushimit të fundit.

Tani kandidatit i mbahet një mësim dhe rekomandim në prezencë të prindëve.

Për të i treguar se është në pesë devret e fundit ku duhet të tregojë kondiksion dhe energji të fortë për të treguar vullnetin e duhur.

Rekomandohet të jetë i ndëgjueshëm dhe të respektojë mentorin dhe instruktorët si zëvendësin e Muhafizit dhe asistentin ekëtij ekipi i cili duhet të dalë me suksë dhe rezultate të hifzit.

Por në këtë fazë nuk duhet të mungojë edhe rekomandimi i mjekut amë të kandidatit.

I cili kujdeset për shendetin e kandidatit.

-lV-

Tani më vijonë seanca e nxënies të pesë devreve të fundit e ata janë: 16 deti në devrin e fundit 20.

Nga 450 faqe deri në 600 faqe.

Tani më kur kandidati arrinë devrin e 20.

Ai sbashku me bordin e hifzit po përgaditen që të arrinë në finalen e kësaj pune të madhe dhe të mrekullueshme e përcjellë nga shume faktorë relevant të hifzit si :

– Muhafizi;

-Zëvendësi i muhafizit;

– Asisteni i bordit dhe si vet;

– Bordi i mektebit;

– Lënda e Kiraetit me aktivitetin e saj nga orët shtesë të Medresesë.

Kjo vepër madhështore përmes provimeve të kaluara nga 15 devreve të mësuar garantonë për suksesin dhe detyronë që enti përkatës i BFI- Muftynia, të publikojë një Komision përfundimtarë i cili d’të zhvillojë provimin e tërë Kuranit nga 20 devre apo nga 600 faqet e mësuara përmedësh.

Komisioni përbëhet :

1.Kryetari i Komisionit të BFI;

2. Profesori i Kiraetit të Medresesë;

3. Muhafizi sipas deturës;

4.Imami i xhamisë përkatëse të kandidatit;

5.Antari nga bordi intern gjatë hifzit;

6.Një antarë nga opearativa e Muftinisë përkatëse ;

7.Një student të FSHI.
8.Një nxënës- se i vitit lV nga Medreseja.

Zgjidhet një proçes verbalist.

Komisioni para se të fillojë me provimin.

Do të hartojë pyetjet nga çdo xhuz apo 20 faqe të Kuranit Fisnik.

Nga Suretul al Fatiha duke filluar me Suretul Bekare deri në Suren e fundit 114 al Nas.

* Gjithashtu të mundësohet prezenca e publikut nga vet përzgjedhja e kandidatit

(Prindët,miqët, shokët etj.).

Në fund kemi përshtipje që ky sinopsis dhe planë program i hartuar për ecurinë dhe ceremoninë e nxënies përmendësh të Kuranit Fisnik nga fillimi e deri në fund të ndihmojë kandidatin dhe muhafizin- mentorin.

Kjo skicë e hartuat gjatë nxënies e deri në fund do ndihmojë që kandidati të mos mbetet inkognito- i fshehur dhe pa përkrahje publike dhe institucionale.

Shpresojmë që kandidatët e nxënies përmendësh të dalin me suksesë të dëshiruar.

Zoti i bekoftë të gjithë ata kandidat që marrin inciativën për të u bë roje e Kuranit Famëlartë.

(xhxhxh!)

Related posts

Ziadini e Krenari mund t’i kenë matematikat e tyre, por votuesi i ASH-së është historikisht votues anti-BDI

Gjyla Halili

TARAVAR JE I VOGËL ME U MARR ME ALI AHMETIN DHE ME UÇK

Gjyla Halili

DITËLINDJA E BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Gjyla Halili