AKTUALEOPINIONE

ALI AHMETI HOLBRUKU SHQIPTAR

Banner


Udhëheqësi  i madh  i popullit shqiptar Ali Ahmeti, me bllokun FRONTI EUROPIAN, është shëndërruar në  bolduzher të BASHKIMIT TË MADH POLITIK NË MAQEDONINË E VERIUT!

Emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, të veprimtarit të përkushtuar atdhetar, të ilegalit të madh, e të pakapshëm të veprimit kundër ish-jugosllavisë titiste, të anëtarit e drejtuesit të devotshëm të LPK-së, të njërit prej bashkëthemeluesve të UÇK-së, të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Të ushtarit, të luftëtarit e të Kryekomandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, e tërë Republika e Maqedonisë së Veriut, por edhe më gjerë, nuk ka shqiptar kudo që flitet gjuha, madje edhe atje ku është e ndaluar, nuk ka që nuk e ka dëgjuar dhe që nuk ka admirim e që nuk ndjen respekt të pakufishëm!

Ky Lider i madh i Kombit, ky burrë i dinjitetshëm, te i cili buron palca e kombit, ka filluar dhe po e ndërton Frontin e madh për Europë, me slloganin Jo Rusisë, Po Europës!

Ali Ahmeti pasardhësi besnik i shumë atdhetarëve e patriotëve me nam që nga Skenderbeu e deri në ditët e sotme, êshtë vazhduesi më i denjë i Simbolit të Kuvendit të Prizrenit, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica, i cili në Parlamentin e Kosovës u bë legjendë, duke i thënë Jo Serbisë e Po Shqipërisë, Ky ka filluar te krijojë një front që do të thotë një JO tjeter të madhe, por edhe një PO tjetër gjithashtu historike, që i bënë nderë jo vetëm popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut, por kudo qe jeton në Ballkan dhe më gjerë!

Ali Ahmeti me bashkimin e madh politik që po e krijon në kuadër të frontit, po dëshmon së është bolduzher kombëtar, ashtu sikur ishte Ambasadori Amerikan Richard Holbroke, bolduzher ndërkombëtar!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 27 Mars 2024!

Banner

Related posts

Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2025 në mbledhje të Kuvendit

Gjyla Halili

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për Marrëveshjen Paqësore të Ohrit, u dekorua për masakrat ndaj shqiptarëve 1912-1918

Gjyla Halili

Sot hapet pikë-kalimi i përbashkët kufitar në Bllacë

Gjyla Halili