AKTUALE

Ali Ahmeti kërkon veprime nga Qeveria e Kosovës: Mos heshtni për shqiptarët në RMV

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti konsideron që Qeveria e Kosovës nuk duhet të qëndrojë në heshtje sa i përket shqetësimeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në prag të takimit të dy qeverive, që do ta mbahet sot në Prishtinë, Ahmeti i bën thirrje ekzekutivit kosovar që të flas me kryeministrin e RMV-së sa i përket problemeve të shqiptarëve atje.
Kreu i BDI-së ka shprehur shqetësim për mosrespektim të Marrëveshjes së Ohrit, pas iniciativave për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“Jam drejtuar me një thirrje, me apel Qeverisë së Kosovës që shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë t’ia komunikojnë… kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kam apeluar për të gjitha partitë politike në Kosovë që të kenë konsideratë shqetësimet që i kanë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mbi tentativat që bëhen për ndryshimin e Ligjit të gjuhës, ndryshimin e marrëveshjes, substancës marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe shpresoj që ky apel të shkojë deri në vesh të institucioneve shtetërore, por edhe deri tek udhëheqësit e partive politike në Kosovë që të mos jenë indiferent, sepse përpjekjet tona historike kanë qenë të përbashkëta, në drejtim të sigurimit të lirisë, ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe në drejtim të statusit politik dhe juridik të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë”, ka theksuar ai.

Related posts

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale: Sot votohet për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit

Gjyla Halili

BDI: Marrëveshja e Ohrit nën sulm, Qeveria e izoluar, Stoilkoviçi fytyra e VLEN-it

Gjyla Halili

Messi sugjerohet si pasues i Xavit te Barcelona

Gjyla Halili