AKTUALE

Mbledhja e përbashkët e mes Qeverisë së RMV dhe Kosovës, Mexhiti: Do të trajtojmë të gjitha çështjet me interes për të dy vendet

Banner

Nesër në Prishtinë do të mbahet mbledhja e përbashkët ndërqeveritare Maqedoni e Veriut-Kosovë, përcjell TV21. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Kosovën e trajton si partner të barabartë në të gjitha nismat dhe aktivitetet rajonale.

“Të hënën, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të udhëtojë në Kosovë për mbledhjen e parë të përbashkët ndërqeveritare që nga krijimi i Qeverisë së re. Ky takim, përpos pjesës protokolare dhe agjendës së harmonizuar mes dy qeverive rreth çështjeve për të cilat do të diskutohet dhe marrëveshjeve që do të nënshkruhen, paraqet edhe vazhdimësinë e përkushtimit tonë për të forcuar bashkëpunimin rajonal, dhe për ta trajtuar Republikën e Kosovës si partner të barabartë në të gjitha nismat dhe akvititetet rajonale.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut zbarkon në Prishtinë me një qasje proaktive dhe interes të sinqertë për të trajtuar të gjitha çështjet me interes për dy vendet tona. Pavarësisht problemeve të cilat Qeveria e re i ka trashëguar nga qeveritë e kaluara, pavarësisht tendencave të orkestruara për ta fajësuar Qeverinë e re për secilin dështim të lënë në trashëgimi nga e kaluara, fryma e bashkëpunimit ndërshtetëror do të forcohet dhe besimi i ndërsjellë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të rritet në vazhdimësi dhe do të ndërtohet, sepse ky është obligimi jonë i përbashkët përpara qytetarëve tanë.

Partnerët tanë politikë, miqtë dhe të gjithë aktorët tjerë shoqërorë në Republikën e Kosovës dua t’i informoj se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e vendosur dhe e palëkundur që të punojë që Ballkani perëndimor të transofrmohet në një regjion të zhvilluar dhe integruar me institucione e shërbime moderne dhe me garantim të lirisë së shprehjes, lirisë së lëvizjes dhe lirisë së organizimit për secilin individ apo grupacion, pavarësisht përkatësisë së tyre”, ka shkruar zëvendëskryeminsitri i parë Izet Mexhiti.

Banner

Related posts

𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐚𝐫𝐚𝐣

Gjyla Halili

Nesër Mickoski takohet me liderët e VLEN-it! Fillojnë negociatat për “ndarjen e kulaçit”, ja kush cilat poste i dëshiron

Gjyla Halili

Rezultatet e konkursit për ndarjen e 500 bursave për nxënësit e paraleleve duale nga profesioni i shëndetësisë për vitin shkollor 2023/2024

Gjyla Halili