Sot me datë 17 nëntor Reisul Ulema h.hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga muftiu i Tetovës hfz. Dr. Selver ef. Xhemaili, drejtori i sektorit për Shkencë dhe Kulturë mr. Musanif ef. Rufati dhe përgjegjësi i bibliotekës së medresesë Isa Beu – Shkup Blendi ef. Imeri morën pjesë në ceremoninë e manifestimit të hatmes së nxënësve të fshatit Pirok të organizuar nga mualimët Jetmir ef. Haliti dhe Valton ef. Selmani
Reisi në fillim përshëndeti të pranishmit uroi nxenesit për këtë sukses ku mes tjerash tha:
62 nxenes/e sot dëshmuan se kanë mesuar Kuranin Famëlartë. Këta nxënës kanë arritur të bisedojnë me Allahun Fuqiplotë. 62 familje kanë dëshmuar se e kanë fut Kuranin në shtëpitë dhe familjet e tyre. Prej sot 62 shtëpi janë të freskëta me lexim të Kuranit. Pejgamberi a.s ka thënë “e shkretë është ajo shtëpi që nuk lexohet Kurani famlart”. Ndjehem shumë i emocionuar të dëgjoj këta nxënës sepse dëshmuan një punë dhe angazhim të madh. Nuk ka nevojë të flasësh shumë për këta nxënës sepse kta sot folën vet. Ky fshat tregon se familjet kanë kujdes për dhuratën më të madhe që ua ka dhënë i madhi Zot. Fëmijët janë dhurata më e dashur. Por çdo dhuratë ka përgjegjësi. Ti edukojmë në frymën e islamit ti mësojmë kush janë dhe çka janë, çka është qëllimi i jetës, ti rrisim dhe ti profesionalizojmë. Ti kemi nesër në shërbim të Zotit, të familjes të kombit vatanit dhe shoqërisë.
Në ajetin që lexova në fillim thotë Allahu fuqiplotë: O ju që keni besuar ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri…
Sot është shumë e rëndësishme ti ruajm nga rruga, nga amoraliteti, nga droga, nga veset e këqia. Zoti thotë unë ua dhash këtë dhurat që nuk ka matematikë që e mat se sa e vlefshme është. Ruajini dhe edukoni këta fëmijë. Te mualimi këta fëmijë kanë mësuar ta duan fenë ta duan kombin ta duan prindin, shoqërinë shkencën zhvillimin dhe çdo gjë që është e shenjtë. I falenderoj edhe mualimët të cilët edhe punën e tyre e kanë kryer me një vetëdije të lartë, sepse e dijnë se Pejgamberi a.s ka thënë: Më e i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.
Në fund më lejoni që në emrin tim në emër të BF,I në emër të drejtorëve të Rijasetit t’ju uroj për këtë vepër madhore, Zoti ju dhashtë sukses në çdo sferë të jetës. Urime të gjithëve.