AKTUALE

Mexhiti nga panairi i Tiranës: Pranvera në Shkup do të vijë së bashku me Panairin e Librit

Banner

Tirana, qyteti i zemrave tona, një mozaik ku historia dhe moderniteti takohen, ku rrugicat përplot dritë dhe gjallëri mbartin frymën e një kombi. Këtu, mes kodrave që shohin nga Dajti e tek bulevardet që i falin qytetit elegancën e një metropoli europian, këto ditë po ndodh diçka që pasuron edhe më shumë këtë gjallëri: Panairi i Librit. Ky panair ka shndërruar kryeqytetin tonë në një festë të madhe të fjalës së shkruar, ku autorë, botues dhe lexues nga të gjitha trevat shqiptare takohen për të ndarë pasionin e tyre për librin.

Por ky rrugëtim i kulturës nuk mbyllet këtu. Pranverën e ardhshme, ky frymëzim do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të mbahet Panairi i Librit 2025 – një tjetër moment i madh për kulturën shqiptare. Me pjesëmarrjen e 50 botuesve nga Kosova dhe Shqipëria, ky panair do të shndërrojë Shkupin në një qendër të bashkimit shpirtëror e kulturor, së bashku me miqt e mij Fatmir dhe Irena Toçi, nga Instituti i Librit dhe Promocionit Toena.

Si Tirana që pulson sot me jetë e pasion për librin, edhe në Shkup do të mirëpresim me dyer të hapura këtë festë, duke e kthyer fjalën e shkruar në një simbol të unitetit dhe identitetit tonë. Le të marrim me vete energjinë e këtyre ditëve dhe ta shndërrojmë Panairin e Librit 2025 në Shkup, në një moment ku dija dhe kultura shqiptare të ndriçojnë më fuqishëm se kurrë!

Banner

Related posts

Në Kuçovë sot hapet baza ajrore e NATO-s, Rama publikon pamjet e “Bayraktarëve”

Gjyla Halili

Zekolli: 68 projekte në komunat shqiptare mbështeten nga qeveria, vazhdojmë me përkrahjen e pushtetit lokal!

Gjyla Halili

Deputetja Rina Ajdari porosi Vmro-së: Me retorikë antishqiptare mund të fitoni zgjedhjet, por mund të humbni Maqedoninë përgjithmonë

Gjyla Halili