AKTUALE

Lladrovci: Lajme të mira nga Amerika, miku i shqiptarëve emërohet shef i CIA-s

Banner

Në një postim në rrjetin social, kryetari i komunës së Drenasit, pas disa emërimeve nga Presidenti Trump, miq dhe njohës të çështjes së Kosovës, ka vlerësuar se “Administrata e re në Amerikë, mund ta shtyjë përpara njohjen e Kosovës në OKB, pranimin tonë në NATO, si dhe të lobojnë te pesë shtet e BE-së që nuk e njohin Republikën e Kosovës”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Lajme të mira nga Amerika, miku i shqiptarëve emërohet shef i CIA-s
Z. John Ratcliffe, është emëruar shef i ri i CIA-s. Miku më i mirë i tij, është atdhetari i shquar, kontribuuesi për çlirimin e Kosovës, Ismet Smajli, i cili jeton dhe punon në Teksas.
Noli moti e ka thënë “Mbahu, nëno, mos ke frikë se ke bijtë n’Amerikë”, është fakt që duhet t’i gëzohemi. Ky qëndrim i Nolit vërtetohet me të drejtë se në çdo administratë të presidentëve amerikanë, gjenden miq besnikë të kombit shqiptar.
Disa nga emërimet e Presidentit Trump, janë personalitete që e njohin Kosovën dhe çështjet që lidhen me gjendjen tonë. Ratkliffe është në mesin e njohësve dhe përkrahësve të çështjes së Kosovës qysh para luftës çlirimtare e këndej.
Administrata e re në Amerikë, mund ta shtyjë përpara njohjen e Kosovës në OKB, pranimin tonë në NATO, si dhe të lobojnë te pesë shtet e BE-së që nuk e njohin Republikën e Kosovës. Emërimet e deritashme në Administratën e Trumpit, na japin shpresë se vëmendja ndaj nesh do të jetë aktive, pavarësisht krizave të mëdha globale.
Shpreh respekt Ismet për Juve dhe shokët tjerë nga Teksasi dhe në krejt Amerikën për miqësinë e krijuar dhjetëra vjeçare me administratorët e lartë në Sh.B.A., të cilët na u gjenden në krah kur më së shumti patëm nevojë për përkrahje diplomatike dhe luftën tonë çlirimtare.
Miqësinë me administratat amerikane e krijuan atdhetarët e devotshëm, nga Fan Noli e këndej të cilët e njohin vlerën dhe fuqinë amerikane në mbrojtje të kombeve e shteteve të vogla, nga koha e Presidentit Wilson e deri sot. Faleminderit Ismet dhe shokë tjerë shqiptarë në Amerikë, krenar me Juve!

https://www.facebook.com/share/14oPm8tTXJ/?mibextid=WC7FNe

Banner

Related posts

“Xhaferi më tha se do të më shkarkonte, unë i thashë se nuk ka problem, por ndoshta ka harruar”, tha Angellov

Gjyla Halili

Sulmuesit ende në liri! Ai që u arrestua mbrëmë, nuk ka lidhje me sulmin në Haraçinë

Gjyla Halili

Imazhi i Rita Orës me flamurin e Kosovës qëndron në krye të koreografisë së përgatitur nga “Dardanët”

admin