AKTUALE

Zv. kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti, vizitoi sot në Shkup Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe.

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti u prit sot nga drejtori i AZGj-së, Granit Osmani dhe stafi i tij drejtues. Ata biseduan rreth punës së vazhdueshme që bën Agjencia për përkthimin, redaktimin dhe zbatimin sa më të drejtë të gjuhës shqipe gjatë procesit të implemetimit të dygjuhësisë në RMV.
Gjatë takimit zoti Mexhiti midis të tjerash tha se do ta mbështesë Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës dhe misionin e saj.
Më pas zoti Mexhiti vizitoi auditoret e AZGj-së, u takua me të punësuarit, këshilltarët shtetërorë,drejtuesit e sektorëve, përkthyesit etj.
Pas përfundimit të vizitës në AZGj, Kryeministri i parë Izet Mexhiti, mori pjesë në punimet e Konferencës shkencore me temë “Gjuha dhe etnia”, të cilën e organizon AZGj-ja me rastin e festave kombëtare shqiptare të Nëntorit.
Është nga të rrallat herë që një funksionar i nivelit kaq të lartë viziton dhe mbështet direkt Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës shqipe.

Shkup, 14.11.2024

Banner

Related posts

Aggeler: Udhëheqësit e RMV-së duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për anëtarësim në BE, përpara se ajo t’ju ikë

Gjyla Halili

Myftiu dr. Selver Xhemaili merr pjesë në organizimin fetar të Xhamisë Shqiptare në Cyrih

Gjyla Halili

Për zgjedhjet e 8 majit u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj

Gjyla Halili