AKTUALE

Ndryshimi që S’VLEN, VMRO vazhdon me deshqiptarizimin e federatave sportive

Fryma e re e VMRO-DPMNE-së në politikë po shfaqet edhe në fushat e tjera, këtë herë edhe ne politikat e sportit, që duket se ka për detyrë të disiplinojë dhe të deshqiptarizojë federatat e ndryshme të sporteve, duke i mbuluar veprimet e saj me elemente “profesionale” për të krijuar përshtypjen se ata që kanë udhëhequr më parë nuk kanë qenë profesionistë. Para disa javësh, në mënyrë të ngjashme u veprua me Federatën e Boksit, duke u kërkuar klubeve që, nëse dëshironin të merrnin ndihmat/subvencionet për klubet, duhet të zgjidhnin një udhëheqësi të re. Si pasojë, u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm, ku u zëvendësua kryetari i mirënjohur, z. Faton Saliu. Për herë të parë në historinë e kësaj federate, edhe kryetari edhe nënkryetari nuk janë shqiptarë, edhe pse shumë klube dhe individë shqiptarë kanë bërë histori në këtë sport (aleancën ruso-serbe e shpjegojmë një herë tjetër).

Tani radhën e ka Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), ku pritet të vijë i njëjti “ilaç,” duke shtyrë për disa muaj ndryshimin përmes “elegancës” për të vendosur parullën “Makedonija povtorno tvoja.” Këtë do ta shohim këto ditë. Federatat e tjera janë në pritje. “Gorda Makedonija” apo ndryshimi që S’VLEN.
#VasalitetiNUKvlen

– Aleanca për Shqiptarët

Related posts

Edhe dy titistë të rinj shqiptarë nga SDSM-ja, kandidatë për deputetë!

Gjyla Halili

Taravari e pranon mashtrimin: S’dua të bëhem president, as Kasami deputet, do të vazhdojmë si kryetarë komunash

Gjyla Halili

Kovaçevski në takim me ambasadoren amerikane: Partneriteti ynë strategjik me SHBA-në po forcohet

admin