AKTUALE

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – së, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË EVENTIN “TOP 100”

Sot, 13 nëntor (e mërkurë), me ftesë të kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) z. Mendi Qyra, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtori i agjencionit Hallall Standard, z. Driton Dikena si dhe drejtori i sektorit fetaro-arsimor, Mr. Fejzulla Sadiki, mori pjesë në eventin TOP 100

Në këtë event në të cilin pjesëmarrës ishin strukturat më larta shtetërore duke filluar nga kryeministri i vendit z. Hristijan Mickoski, zv/kryeministri i parë, z. Izet Mexhiti, ministri i ekonomisë, z. Besar Durmishi, zyrtarë tjerë të lartë në nivel shtetërorë dhe lokal, si dhe biznesmenë, afaristë e komercialistë nga vendi dhe rajoni, pjesëmarrës ishte edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Në këtë event ku u bë ndarja e çmimeve për kompanitë më të suksesshme të vitit, u promovua katalogu i top 100 kompanive më konkuruese, ku në të u përfshi edhe krenaria e Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Agjencioni “Hallall Standard”

Duke marrë këtë vlerësim të rëndësishëm, Agjensioni për Hallall Standard dëshmon përkushtimin e tij ndaj cilësisë dhe përmbushjes së standardeve më të larta, si dhe angazhimin për të sjellë vlera të qëndrueshme dhe të besueshme në tregun e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë. Përzgjedhja në këtë katalog e bën Agjensionin një shembull të rëndësishëm për kompanitë që ndjekin parimet hallall.

Ky vlerësim jo vetëm që forcon reputacionin e Agjensionit në treg, por gjithashtu ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e standardeve hallall, si dhe për potencialin ekonomik që sjell ky standard për industrinë.

Allahu ju bekoftë!

Related posts

KSHZ miratoi udhëzimin që në zgjedhjet e dyfishta më 8 maj në vendvotime të shkohet njëherë

Gjyla Halili

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Gjyla Halili

Gjoba për 152 shoferë në Shkup

Gjyla Halili