AKTUALE

Mot kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohëshme të shiut në pjesët jugore të vendit

Banner

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët, nëpër lugina do të ketë kushte për shfaqje të mjegullës. Paradite do të ketë reshje lokale të shiu në pjesët jugore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 5 deri 10 gradë.

Në Shkup moti kryesisht i vranët dhe i qetë me kushte për paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet deri 2, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 10 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, deri të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme me intensitet të ndryshueshëm.

“Të enjten vende vende reshjet do të jenë më të mëdha (mbi 20 litra për metër katror), ndërsa për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë ajrore nga veriu, të enjten dhe të premten në male dhe në disa vende më të larta reshjet do të të jenë me borë dhe do të formohet shtresë e borës. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore, veçanërisht të premten. Në ditët e fundjavës do të jetë mot stabil me ulje të temperaturave të mëngjesit”, kumtoi DPHM-ja.

Banner

Related posts

Nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, 10 lirohen, dy ndalohen për prezantim të rremë si pjesëtarë të MUP-it

Gjyla Halili

Bytyqi: VMRO ka krijuar sistem paralel në Maqedoni, po pengon funksionimin e institucioneve

Gjyla Halili

VLEN: LSDM është në iluzion për agjendën e BE-së!

Gjyla Halili