AKTUALE

Kuvendi i kërkon Qeverisë plan për përfaqësim të drejtë – Snopçe thotë se komisionin që e drejton Xhaferi nuk ka fuqi ekzekutive

Banner

Kuvendi angazhoi Qeverinë që në 30 ditët e ardhshme, përkatësisht deri në mes të dhjetorit të përgatit Plan aksionarë për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike në administratë. Ky është përfundimi nga seanca e parë e Komisionit për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Kryetari i këtij komisioni, Talat Xhaferi tha se në bazë të informacioneve nga Qeveria, dy herë në vit përgatitet raport për gjendjen e institucioneve, ndërsa raportin e parë do ta përgatisin në janar të vitit të ardhshëm.

Megjithatë gjatë përgatitjes së Ligjit për përfaqësim të drejtë që duhet të zëvendësojë Balancuesin, anëtari i komisionit Halil Snopçe, tha se Komisioni nuk do të jetë barazi me Ligjin, për shkak se Komisioni ka rol mbikëqyrës.

Në vendimin për themelimin e Komisionit qëndron se Komisioni mund të japë rekomandime, mendime si dhe konkluzione që duhet të zbatohen nga organet e pushtetit shtetërorë dhe institucionet tjera publike në të gjitha nivelet në raport me gjendjen e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të qytetarëve që i përkasin të gjithë bashkësive.

Banner

Related posts

“Shtëpia ime dhe redaksia” mbrëmë ishin në shënjestër të sulmit, thotë Aleksandar Mitovski

Gjyla Halili

Shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit

admin

Grubi: Sulmet dhe kërcënimet e vazhdueshme janë veprime qyqare, në politikë jam për të shërbyer e për të lënë gjurmë me punë dhe vepra

admin