AKTUALE

Agron Dedivanaj: “TV Boin ka përfaqësuar një nga thesaret e vërteta të kombit tonë, obligim kombëtarë e atdhetarë ta mbeshtesim atë”

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” ka marr pjesë në aktivitetin për mbledhje fondes për TV boin, të cilin e ka cilësuar si aktivitet kombëtarë e atdhetarë.

“Është e domosdoshme dhe njëzëri në mënyrë absolute të mbështesim televizionin e vetëm shqiptar të pavarur në vendlindje dhe sinqerisht shpresoj që kjo mbledhje donatorësh të jetë si fillim i suksesshëm dhe produktiv”- ka theksuar Dedivanaj.

Ja postimi plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë.
Kisham nderin dhe kënaqësin të marr pjesë në një aktivitet për mbledhje fondesh për TV Boin, i cili aktivitet është i karakterit kombëtar dhe atdhetar.
Është e domosdoshme dhe njëzëri në mënyrë absolute të mbështesim televizionin e vetëm shqiptar të pavarur në vendlindje dhe sinqerisht shpresoj që kjo mbledhje donatorësh të jetë si fillim i suksesshëm dhe produktiv.
Që nga themelimi i tij, TV Boin ka përfaqësuar një nga thesaret e vërteta të kombit tonë, sepse ky televizion ka punuar në mënyrë aktive për ruajtjen dhe kultivimin e kulturës, gjuhës dhe identitetit tonë. Në kohë të errëta politike dhe shoqërore për popullin tonë në Malësi, TV Boin përfaqësonte të vetmen mundësi ku bashkëkombasit tanë mund të shpreheshin lirshëm, qoftë për tema politike, qoftë për kërkesa shoqërore. Raportimi i këtij televizioni për rastin e procesit të montuar politik “Fluturimi i shqiponjës” është një nga shembujt më të mirë sesi një televizion i vogël informon saktë dhe qartë, duke respektuar të gjitha praktikat gazetareske dhe duke mbrojtur interesat tona kombëtare dhe identitare.
TV Boin që në fillim përfaqësoi një lidhje të drejtpërdrejtë mes diasporës dhe atdheut tonë, ku përmes këtij ekrani të gjithë ne kemi mundësinë të informohemi në kohën e duhur me të gjitha të rejat, me të gjitha ngjarjet e bukura dhe emocionuese nga vendlindja. TV Boin lidh dhe bashkon shqiptarët kudo që janë dhe duke ditur aspiratat tona për bashkim, jemi absolutisht të sigurt në mbështetjen tonë për këtë televizion. Kapacitetet aktuale janë mjaft të vogla për punën madhore që bën ky televizion, prandaj jemi të sigurt se ndërtimi i një objekti të ri e më të madh do të kontribuojë në një zhvillim dhe promovim edhe më të madh të vlerave tona shqiptare. Kjo do të ishte një homazh edhe për të ndjerin Tom Bojaj, i cili nisi të gjithë këtë proces, dhe një dorë mbështetjeje për bashkëshorten e tij, Sandrën, e cila me vendosmëri vazhdon aty ku e la ai.
Shpresoj se takohemi gjithmonë kështu vëllazërisht për iniciativa dhe tema të shëndetshme kombëtare dhe atdhetare.

Related posts

Lajçak sot e nesër për vizitë në Serbi dhe Kosovë

Gjyla Halili

Vrau ish-bashkëshorten në Ferizaj, një muaj paraburgim për autorin

Gjyla Halili

NESËR NË ORËN 12 PM THEMELOHET DEGA E VATRËS LONG ISLAND – NEW YORK DHE SHKOLLA SHQIPE “GJERGJ FISHTA”

Gjyla Halili