AKTUALE

Mexhiti: Mbledhjen e parë të përbashkët e mbajmë me Qeverinë e Kosovës

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka shpalosur detaje për mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së RMV-së dhe Kosovës që është caktuar të mbahet më 18 nëntor, në Prishtinë.

Siç bëri të ditur ai, dy qeveritë do të jënë në përbërje të plotë në këtë mbledhje, ndërsa ndër pikat kryesore të takimit do të jetë vënia në zbatim e projektit “One Stop Shop” në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë.

“Duhet ta përshëndesin mbledhjen e përbashkët me Kosovën sepse është e para e këtij lloji e kësaj qeverie me republikën e kosovës, mbledhja mbahet në prishtinë. Do të jetë në përbërje të plotë, me të gjitha ministritë. Pika e parë do të jetë “One Stop Shop” për kufirin në Bllacë dhe Jazhincë dhe pika e dytë bashkëpunimi në sferën e energjetikës për ta ndihmuar dy shtetet njëra-tjetrën kur kanë nevojë në këtë drejtim, pika e tretë rruga Tetovë-Prizren për ta përshpejtuar dhe normal do të ketë edhe pika tjera të përbashkëta që janë në interes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”, u shpreh Mexhiti.

Banner

Related posts

Deri 25 vjeç, të gjatë mbi 175 cm, të mos jenë anëtar partie, disa nga kushtet e konkursit për policë

Gjyla Halili

Nicholas Sinishtaj dhe përfaqësues nga diaspora takojnë krerët e komunës së Tuzit: “Rruga e Deçiqit po bëhet “

Gjyla Halili

Është rritur niveli i lumit Vardar dhe Drini i Zi

admin