AKTUALE

NEHO ICE CREAM MERR SERTIFIKATËN HALLALL

Banner

Muftiu i Muftinisë së Shkupit, dr. Qenan Ismaili, dhe drejtori i Agjencisë për Hallall Standard, Driton Dikena, dorëzuan certifikatën Hallall për kompaninë e prodhimit të akulloreve NEHO ICE CREAM nga Shkupi.
Ky moment simbolizoi jo vetëm përkushtimin e kompanisë ndaj standardeve më të larta të pastërtisë dhe cilësisë, por edhe një hapi të madh drejt njohjes ndërkombëtare.

Në vitet që pasuan, NEHO ICE CREAM nuk ndaloi së rrituri. Me përkushtimin e pashoq të vëllezërve Skender Salihasi , Baki Salihasi, Isni Salihasi dhe Avni Salihasi, si dhe një ekip të përkushtuar, kompania arriti të shtrihet në të gjithë Ballkanin dhe më gjërë. Sekreti i suksesit të tyre qëndronte në përkushtimin për cilësi, inovacion dhe përmbushjen e nevojave të konsumatorëve të tyre.

Sot, NEHO është më shumë se një kompani prodhimi akulloresh; është një simbol i suksesit dhe përkushtimit. Me një prani të fortë në të gjithë Ballkanin dhe një reputacion që shtrihet përtej kufijve, NEHO vazhdon të udhëheqë tregun me produkte të shijshme dhe të sigurta që respektojnë dhe përmbushin standardet më të larta të Hallallit.

Vëllezërit Salihasi nuk kanë ndalur së synuari për më lart dhe për të zgjeruar markën e tyre në tregje të reja ndërkombëtare. Me një bazë të fortë dhe një vizion të qartë, e ardhmja e NEHO është padyshim e ndritur dhe plot mundësi të reja për t’u eksploruar.

Banner

Related posts

PSE JAM ME ISH MINISTRIN KRESHNIK BEKTESHIN?

Gjyla Halili

Fronti Europian: S’ka nevojë të propozojë kandidat tjetër për kryetar të Komisionit për politikë sociale, çdo deputet tjetër do të veprojë njëjtë si Ilire Dauti!

Gjyla Halili

Merita Mustafai: Me përkushtim dhe profesionalizëm do ta justifikoj besimin e dhënë

Gjyla Halili