OPINIONE

Demokratet ne SHBA u mblodhen te henen ne Çikago per te nominuar zyrtarisht Kandidaten e tyre per President Camala Harris.

Shkruan: Azgan Haklaj
Kjo Konvente po ndiqet me shume interes nga opinioni amerikan dhe ai boteror pasi qe pas terheqjes nga gara e Presidentit Biden po ju dorezohet zyrtarisht stafeta e Shtepise se Bardhe te rinjeve(liberal demokrate).
Pas Tim Walz i cili u nominua nga znj.Harris per postin e zv/Presidentit te SHBA-ve te tjera figura politike qe udheheqin ne shtetet kyçe i jane bashkuar asaj ne kete fushate e cila po merr progres spektakolar ne favor te demokrateve.
-Peter Buttigieg,42 vjeç,ish kryetar Bashkie ne South Bend te Indianes eshte nje yll demokrat ne ngjitje.
-Wes Moore,45 vjeç,guvernatori i pare me ngjyre ne Maryland.
-Gavin Newsom,56 vjeç-Guvernatori i Kalofornise.
-Alexandria Ocosio-Cortez,34 vjeçe,kongresmenja qe mundi ne New York ne primaret e demokrateve nje kongresmen me 10 mandate.
-Josh Shapiro,56 vjeç, Guvernator i Pensilvanise.
Gretchen Witmei,52 vjeçe,Guvernatore e Miçiganit.
Keto personalitete me reputacion te deshmuar e shume te tjere qe perfaqesojne shtresa e kombesi te ndyshme ne SHBA sikunder dhe pushtetmbajtes te denje do te jene perkrah Camala Harris ne sfiden presidenciale.Mesazhi qe dha ne Konvente Presidenti Biden,Zonja e pare apo ish Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton tregojne se mbeshtetja per Camala Harris eshte e madhe dhe entuziaste
Ky ansambel te rinjesh sikunder sondazhet ne rritje te Harris kane alarmuar kampin Trump.Sipas analisteve ai po shton keshilltaret ne stafin e tij por duket se nuk eshte fjala per ndryshim keshilltaresh por per ndryshim diresksioni e diskursi perballe furtunes demokrate me emrin”Camala Harris”.
Sfide per demokratet ngelet situata ne Lindjen e Mesme.
Nese palet do te nenshkruajne marreveshjen e propozuar nga Sekretari Blinken ne Doha ky do te ishte nje impuls i ri per fushaten e demokrateve.Shtuar kesaj dhe perparimin ne Rusi te forcave ukrainase ka domethenje pozitive ne perceptimin amerikan dhe boteror per rolin e SHBA-ve ne arenen nderkombetare.
Keto zgjedhje kombi shqiptar kudo ku eshte i pret me interes te madh perkunder drejtimeve e kahjeve politike.Demokratet kryesisht ne Presidencen Klinton,Obama e Biden kane qene konsistent per Kosoven e pavarur dhe çeshtjen shqiptare ne Ballkan.E kunderta ka ndodhur ne Presidencen Trump kur problemi shqiptar thjesht jo vetem u komercializua por u avancua fale mbrapeshtise re Riçard Grenell deri ne ndarje te Kosoves.
Po ky Grenell qe ne rast fitorje te Trump pritet te udheheqe Departamentin e Shtetit,i shquar per serbofiline e tij se bashku me Jared Kushner,dhenderrin e kandidatit republikan per President po skedojne alliverishe komerciale ne Serbi e Shqiperi.Ky fakt sikunder afera McGonigal e te tjera pazare lobimesh te paligjeshme kane bëre qe Edi Rama te mos kishte ftese per Konventen e Demokrateve ne Çikago.Perkunder gjithshkaje ky eshte nje lajm i keq per faktin se ai eshte Kryeminister i vendit tone.Kjo eshte nje “non grate”elegante per Edi Ramen e cila do te materializohet shpejt jo vetem simbolikisht si per ate dhe per Ilir Meten.
E kam theksuar dhe i qendroj bindjes sime se per ne shqiptaret duke mos u radhitur tek faktoret influencues ne kontinent eshte e rendesishme te vleresojme me objektivitet kontributin qe kandidatet presidenciale ne SHBA premtojne per çeshtjen tone nacionale.Sido qofte e ç’faredo zgjedhje qe amerikanet do te bejne ne Nentor ajo qe mbetet konstante dhe e patjetersueshme eshte fakti se SHBA-te te pakten qe nga koha e presidentit Willson ngelen aleati yne strategjik,gardian i përhershem i lirise tone kombetare.

Related posts

“Bukuria e Agjërimit: Transformimi dhe Solidariteti në Muajin e Ramazanit”

Gjyla Halili

DREJTUAR SHARLATANËVE TË VËRTETË

Gjyla Halili

RAMAZANI IDEJA KOLEKTIVE SIMBIOZA SADAKATULFITËR -AGJËRIM

Gjyla Halili