AKTUALE

Sa ndikim ka vota e shqiptarëve në SHBA?

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një komunitet të rëndësishëm dhe sigurisht të angazhuar politikisht.

Shqiptarët në Amerikë janë të përqendruar kryesisht në qytete të mëdha dhe zona metropolitane. Me rreth 50,000 shqiptarë që jetojnë kryesisht në New York, por edhe në shtete të tjera si Michigan dhe Massachusetts, ky grup mund të ketë potencialin të ndikojë në zgjedhjet lokale dhe shtetërore. Megjithatë, ndikimi i tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 është më i kufizuar për shkak të përqendrimit të tyre në zona ku tradicionalisht fitojnë Demokratët dhe rezultati është i vështirë për tu thyer.

Të dhënat e Anketës së Komunitetit Amerikan për vitin 2019-të tregojnë që shqiptarë të gjeneratës se parë në këtë periudhë janë 99,370 ndërsa gjenerata e dytë është 115,587, pra një total prej 214,957 shqiptarë që jetojnë në SHBA referuar statistikave zyrtare.

Nisur nga të dhënat, popullsia e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësohet në rreth 345 milionë banorë, nga ku rreth 160 milionë janë votues. Pra, e thënë ndryshe, nga totali i popullsisë vetëm 47% janë votues. Nëse nisemi me këtë logjikë mund të themi se nga rreth 214 mijë shqiptarë që jetojnë atje, rreth 47% kanë të drejtë vote ose rreth 100 mijë. Pra, nisur edhe nga shifrat e Anketës së Komunitetit Amerikan që disponon INSTAT, mund të themi që është një shifër mbështetet edhe nga numrat e gjeneratës së parë, që janë të gjithë emigrantët shqiptarë vendi i lindjes së të cilëve është Shqipëria.

Me një përllogaritje të thjeshtë del se pesha e votuesve shqiptarë vlerësohet në 0.06%. Por siç është theksuar edhe më lart, vota e shqiptarëve në Amerikë mund të ketë ndikim më të madh në shtetet ku komuniteti shqiptar është më i përqendruar dhe ku zgjedhjet janë më të ngushta. Ndër të tjera pjesëmarrja e diasporës shqiptare është e rëndësishme për të treguar angazhimin e tyre në proceset demokratike dhe për të ndikuar në çështjet lokale ku ata jetojnë.

“Scan Intel” ka marrë në analizë peshën e secilit komunitet Shqiptar të vendosur në zona në ndryshme për të llogaritur ndikimin që mund të ketë. Sipas të dhënave të INSTAT, shqiptarët në SHBA, janë të përqendruar në pak vende ku më saktësisht mund të përmendim rreth 50,303 shqiptarë janë të përqendruar në New-York, duke përbërë në këtë mënyrë komunitetin më të madh, 31,954 jetojnë në Michigan, 19,645 në Florida, 18,671 në Massachusetts, 13,925 në Connecticut. Nisur nga popullsia totale e këtre vendeve mund të themi se pesha e popullsisë në vendet përkatëse vlerësohet në 0.3% në New-York, Michigan dhe Massachusetts. Nga ana tjetër ka një peshë shumë të ulët prej 0.1% në Florida dhe një peshë prej 0.4% në Connecticut.

Related posts

Në ditën e fundit janë prodhuar 14.716 MWh energji elektrike

admin

TANI PËR TANI NUK KEMI MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE ME BDI-NË PËR PJESËMARRJE TË PËRBASHKËT NË ZGJEDHJE, THOTË KOVAÇEVSKI

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Të gjithë ministrat e BDI-së i dorëzuan kryeministrit Kovacevski dorëheqjet për zhbllokimin e së ardhmes europiane të vendit

admin