AKTUALE

Takim i kryetarit të Kuvendit, Gashi me kryeisnë e MATTO-s

Banner

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësues të udhëheqësisë së Odës Ekonomike Maqedoni – Turqi (MATTO), ku u bisedua për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve mike, si dhe për mundësitë për lehtësimin e procedurave për tërheqjen e më shumë investitorë turq.

Në takimin, kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, morën pjesë kryetari i MATTO-s, Ajdovan Ademoski, bashkëkryetari Bilall Suxhubashi, nënkryetarët e Odës, Imer Selmani dhe Eser Xhevahir dhe Shahpaz Molaliev, drejtor ekzekutiv.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në lidhje me mundësitë për funksionalizimin e mëtejmë të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë dhe Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunim.

“Në këtë drejtim është paralajmëruar koordinim i mëtutjeshëm, me qëllim të krijimit të kushteve më të volitshme dhe tejkalimit të pengesave administrative për dinamizimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe shkëmbimin e studentëve. U theksua se Turqia është vendi i pestë me radhë me investime në vend, por se kapacitetet për bashkëpunim në këtë fushë janë edhe më të mëdha, duke qenë se bëhet fjalë për shtete me miqësi tradicionale”, thuhet në kumtesën e Kuvendit të RMV-së.

Banner

Related posts

Hajdari: Kemi shtuar inspektimet për çmimet e naftës, së shpejti do të merret një vendim

admin

“Shqiptarët kanë bërë shumë për Maqedoninë, dhe s’lejojnë askënd t’i nëpërkëmbë më” – Memli Krasniqi reagon pas thirrjeve ksenofobike në Kumanovë

Gjyla Halili

Vlen edhe në gjyqësor, në shërbim të agjendave të VMRO-DPMNE-së!

Gjyla Halili