AKTUALE

Gjendja e rrugëve

Rruga rajonale Zërnovc – Ponikvë më saktë në vendin e quajtur “Udhëkryqi Bellska”, edhe sot është pjesërisht e bllokuar për shkak të protestës së qytetarëve. Komunikacioni zhvillohet në një korsi drejt Ponikvës dhe fshatit Beli, bëri të ditur LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Banner

Related posts

Mexhiti mesazh VMRO-së: UÇK është e SHENJTË për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prek aty

Gjyla Halili

Dr. Bujar Osmani iftar me Forumin e Gruas në Gostivar

Gjyla Halili

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me Kris Pavllovski, drejtor i Rambl

Gjyla Halili