AKTUALE

Agron Dedivanaj: Të votojmë tani e përgjithmonë, shqiptarët për shqiptarët, shqiptarët për demokracinë

Aktivisti i shquar shqiptar në Amerikë, Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”; Agron Dedivanaj, ka ftuar shqiptarët të votojnë në zgjedhjet që po vinë në ShBA.

“Ne shqiptarët, me shekuj e shekuj, e sidomos që nga koha e Skënderbeut, kemi qenë gjithmonë një popull që jeton dhe frymon për liri, dhe duke ditur që SHBA-ja është një tempull i vërtetë i lirisë dhe barazisë, kjo na jep një motiv shtesë për të marrë pjesë në të gjitha proceset demokratike që zhvillojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si lider i vërtetë botëror dhe si fener i demokracisë që nga viti 1776”, ka shkruar Dedivanaj.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur bashkatdhetarë,
Para nesh gjindet edhe një proces tjetër zgjedhor, si për zgjedhjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe për zgjedhjen e posteve të tjera shtetërore. Zgjedhjet në SHBA kanë qenë gjithmonë një shembull i demokracisë, respektit, gjithëpërfshirjes dhe transparencës për të gjitha shtetet e botës, dhe për ne paraqet një krenari dhe vendosmëri fakti që vota jonë realisht vlen dhe se vota jonë mund të ndryshojë rrjedhën e fatit. Prandaj, i bëjmë thirrje anëtarëve të nderuar të komunitetit tonë shqiptar në SHBA që të dalin në qendrat e votimit, të votojnë lirshëm dhe në bazë të preferencave të tyre. Gjithashtu, është e rëndësishme të votojmë për të gjithë kandidatët shqiptarë në zgjedhjet amerikane, pavarësisht përkatësisë politike, sepse kjo gjë jo vetëm se është një detyrim ndaj kombit tonë, por edhe një investim për të ardhmen, sepse askush nuk do të punojë më mirë dhe më sinqerisht për mirëqenien dhe përparimin e komunitetit tonë se sa vëllezërit dhe motrat tona. Duke votuar për kandidatët shqiptarë, ne forcojmë dhe fuqizojmë faktorin vendimmarrës shqiptar në Amerikë dhe hapim mundësi shtesë për lulëzimin e komunitetit tonë.
Ne shqiptarët, me shekuj e shekuj, e sidomos që nga koha e Skënderbeut, kemi qenë gjithmonë një popull që jeton dhe frymon për liri, dhe duke ditur që SHBA-ja është një tempull i vërtetë i lirisë dhe barazisë, kjo na jep një motiv shtesë për të marrë pjesë në të gjitha proceset demokratike që zhvillojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikes, si lider i vërtetë botëror dhe si fener i demokracisë që nga viti 1776.
Të votojmë tani e përgjithmonë, shqiptarët për shqiptarët, shqiptarët për demokracinë!

Related posts

Arkëtari i Myftinisë, Rexhep ef. Veseli, morri pjesë në tribunën shkencore në Hamburg kushtuar festave të Nëntorit

Gjyla Halili

Zyrtarizohet Fronti Europian, Skender Rexhepi-Zejd: Reshtohemi në super-ligë me BDI-në për të ardhmen europiane

Gjyla Halili

Despotovski: Koha do të tregojë nëse ka qenë e drejtë përzgjedhja e kuadrove të reja në LSDM

Gjyla Halili