OPINIONE

BORDI I XHAMISË  DHE MUTEVELIU

Shkruan:
Taxhudin Hamidi

Padyshim se aktivitetet e njeriut nuk veprojnë vetëm në sferën laike por ata mundësojnë të kuptojmë obligimin dhe kujdesin edhe ndaj çështjeve profane me karakter shpirtërorë të imazhit të bukur të kësaj bote.

Sibolet e islamit duhet të shfaqen në infrastrukturën tonë si vlera të pamohueshme në kulturën tonë te bujshme .

Një ndër simbolet e kujdesit të minijaturës së xhamisë tonë këtu në Tetovë dhe gjithkund në botë duhet të identifikohet dhe të komunikohet si një origjinë e rezultateve permanente.

Krahas simboleve të Bordit të xhamisë ne duhet të karakterizojmë Mutevelinë e xhamisë si një individ i cili sakrifikonë gjithëçka në dobi të sistematizimit të rregulltë dhe të suksesshëm në Bordin e xhamise apo siç njihet Këshilli i xhamisë.

Mutevelia i xhamisë paraqet një dimenzion shumë serioz në organizimin i administratës së njësisë së vakufit apo xhamisë.

Ai si një administratorë i xhamisë mbanë mbi supe të gjitha obligimet dhe përgjegjësinë vizavi nevojave dhe mirëmbajtjes së xhamisë.

Në shtetet e zhvilluara islame dhe në historinë e sexhilëve-deftereve(regjistrave) të xhamiave shqiptare të periudhës para LIIB mund të lexojmë se Mutevelitë e xhamiave kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në organizimin e politikave të mbështetjes së infrastrukturës së xhamisë dhe xhematit tonë shqiptarë.

Ata kanë mbrojtur statusin dhe pozitën juridike të tyre.

Kan pasur për obligim mbështetjen e sovrsnitetit nga keqpërdoruesit e tokave dhe pasurisë së xhamisë përkatëse.

Kemi pasur Muteveli të cilat për ruajtjen e ambijentit fizik të xhamisë kanë kërkuar të drejtat e tyre.

Ata nuk kanë ngujuar të kërojnë të drejtat e xhamisë deri në instancat më të larta të shtetit.

Dikurë shteti monist i cili si devizë agensi ka pasur propagandën kundër Bordit të dukshëm të simboleve të vakëfit – xhami-s.

Aftësia e Muteveliut ka bashkuar forcën e xhematit ose popullit që të përkrahet struktura dhe synimi i ulemasë në drejtim të misionit të islamit.

Ne mund të përmendim shumë raste ku në kohën e monizmit imamët me identitet të thellë dhe të paluhatur janë mbrojtur nga Mutevelitë e xhamiave.

Simbolet e autoritetit të lartë fetarë e kanë pasur shumë vështirë të manifestohen si një karakter impresioniv në mbrojtje të veprimtarisë të një figure fetare.

Edhe atëherë edhe sot funksionimi i Mutevelisë në xhami duhet të demonstrohet shumë i hapur ndaj publikut dhe xhematit musliman me Bordin e tij.

Muteveliu i xhamisë është menaxhuesi fizik i infrastrukturës së objektit fetarë.

Mutevelia si një karakter të identitetit musliman përfshinë lirinë fetare të muslimanëve si nje fenomen demokratik në vendin tonë.

Sa i përket pronave të xhamisë… dhe mbrojtja dhe menaxhimi i mrekullueshëm i decibelit të zërimit nga minaret e xhamiave.

Rregullimi i sistemit akustik të zërimit në mbrendi apo sallën e xhamisë që të përfshi favorshëm të gjithë kubikazhën hapsinore me frekuenca optimale të zërimit.

Sepse koha duhet të respektohet gjithëkund e në veçanti në sallën e xhamisë.

Të mos është zërimi shkakë i mos ndëgjimit sepse nuk lejohet të neglizhohet dhe të përbuzet koha mbrenda xhamisë.

Koha mbrenda xhamisë duhet të shfrytëzohet seriozisht dhe maksimalisht.

Sepse altiviteti në xhami nul manifestonë dukuri argëtuese por obliguese.

Duhet të respektohet koha dhe detyrimi i ndëgjimit si dhe përfillja e namazit.

Përfaqësuesit e xhamisë nga aspekti fizik dhe administrativ duhet të fitojë nivelin e duhur të aktivitetit transparent.

Muteveliu nuk duhet të mbetet një administratorë pasiv.

Ai duhet të u nënshtrohet raporteve të ndryshme, duke formuar komisione për menaxhimin inter dhe ekstern të objektit përkatës.

Sa u përket donacioneve të ofruara duhet të studjohet identiteti i tyre.

Apo thjeshtë të organizohet peticion për iniciativa të propozuara etj.

Asgjë nuk duhet të merret apo veprohet me një seancë apo me seanca të mbyllura.

Sixhilet dhe defteret e xhamiave na tregojnë për transparencën e lartë të inciativave rreth aktiviteteve të vakëfit.

Apo i çefirtifikuar me një vërtrtim nga BFI , përkatës duke mos iu nënshtruar trajnimit adekuat të aspektit juridik dhe fetarë.

Padyshim se kjo detyrë vlenë të diskutohet në suaza serioze.

Dhe të formohen lista e Bordit të xhamiave me përfaqësim të tyre në Këshillat e BFI.

Nëse ndajmë imamin e xhamisë nga Muteveliu i xhamisë defakto ne devastojmë zhvillimin historik të infrastrukturës administrstive të xhamisë.

Shtrohet pyetja ,pse kjo ndodhë?

Atrofimi dhe eliminimi i rolit historik të Muteveliu në momente politike është sulmi direkt i aparatit shtetrorë monist.

Sepse shfaqja e ulemase ne letërsinë dhe doktrinat universitare dokumentohen si kultivies të shkollave arabe dhe turke.

Ndërsa paraqitja e subjektit Muteveli, tregon dhe dëshmonë për dashurinë dhe aktivitetin fetarë që ka qenë prezent në shpirtin,mendjen dhe praktikën e popullit shqiptarë.

Kërkesa dhe akribia e politikave të drejta fetare në letërsinë tonë shqiptare duhet të gjejë vend adekuat resurseve të agregatit dhe ingranazhit të vakëfit nën rolin dhe punën e muteveliut.

Duhet të shpalosim një motiv shumë interesant se në kohrat e vështira moniste duhet studjuar para misionit të imamëve të xhamiave edhe mundin dhe kontributin e mutevelive dhe kujdestarëve të xhamiave tona.

Mutevelit kanë ushtruar ibadetin e itikafit.

Siç bëjnë muslimanët palestinez për të ruajtur xhaminë Aksa.

Nga fakti se Imami i një xhamie në fillim ka qenë një Muteveli dhe një kujdestarë apo siç thotë populli një shërbetorë shumë dinjitozë dhe korekt i veprimtatisë islame.

Studimet e sixhileve – regjistrimeve na tregojnë se mutevelit kanë qenë ata që kanë sfiduar dhe nxitur xhematin në ndërtimin e xhamiave dhe kanë intensifikuar të drejtat dhe liritë fetare.

Shumë imam, që i përkujtojmë me nivel zyrtarë dhe jo edhe shkencorë dhe studimorë kanë qenë në fillim atodidakt në funksion të një muteveliu apo administratori dhe organizues i muslimanëve në njësi të ndryshme të objekteve të vakufit dhe më pas nga përkrahja e familjes apo shumicës është inauguruar në postin e imamit apo udhëheqjes së xhamisë në drejtimin e shërbimit të muslimanëve.

Ky fakt apo ky dokument vlenë të kuptohet dhe të intensifikohet si një përparim në historinë e infrastrukturës së xhamisë.

Nëse eleminojmë kontributin e muteveliut atëherë hapim një kompleks të vështirë të kuptimit të xhematit tonë shumë dinjitoz dhe briljant.

Prandaj ideja e përkujtimit të imamëve dhe të ulemasë me ixhazet dhe pa të është një uvertyrë e analeve të shekullit .

Por ,duhet kuptuar se është një politikë e cenzuruar dhe suplent e redaktuar në mungesë të afirmimit të strukturës administrative të xhamisë në këtë rast, muteveliu.

Muteveliu i xhamisë ka qenë alfa dhe omega, të xhamiave shqiptare.

Historia dhe identiteti i muteveliut të xhamisë nuk duhet ndarë nga historia e imamit dhe të ulemasë.

Muteveliu si një trup juridik aludonë në organizimin muslimam dhe praktik të fesë islame.

Ndërsa ulema është një segment intelektual i varur nga organizimi praktik i xhematit që përfaqësohet nga muteveliu.

Muteveliu në shumë dokumente dhe dorëshkrime na shfaqet si çelësi i xhamisë dhe nisma e iniciativave të hapjes dhe të ndërtimit të xhamiave në shqipëri,kosovë dhe këtu në RMV.

Koha moderne dhe menaxhimi administrativ i duhur kërkonë të kyçemi në procesin e zhvillimit historik duke u shmangur nga regresi i detyrueshem nga forca të errëta.

Të vendosim kompaktë për strukturat islame koherente antiparciale.

Tërësia e historisë tonë në administratën e objekteve fetare është një dokument i mbrojtjes të identitetit historik dhe gjeografik në trojet shqiptare.

Çdo projekt inaugurimi që zhvendosë atoritetet islame nga gjeografija autohtone, shqiptare mund të ndihmojë proceseve të njohura të padëshiruara .

Së fundi puna e muteveliut dhe bordit të xhamisë pasqyronë organizimin e duhur të kohës moderne dhe përparimtare.

Related posts

INSTITUCIONALIZIMI I BAMIRËSISË- VAKUFI

Gjyla Halili

Kulla: Ali Ahmeti është personaliteti më i madh që e ka prodhuar historia e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

THIRRJA HISTORIKE E ALI AHMETIT UÇK NË ZEMËR TË SHKUPIT

Gjyla Halili