AKTUALE

Shaqir Fetahu: “Mundohu të kultivosh të mirën, kështu të do Zoti”

Shkruan: Shaqir Fetahu
Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së

Mundohu të ndihmosh njerëzit që ti shkrijnë në vetvete të këqiat e tyre duke i shëndruar në të mira, duke i fshirë ato, duke i dhënë brendësisë dritë që e shëndrit trupin e tij me qëllim t’ju jep dritë të tjerëve.
Jeta është e tillë sa që secili vet e definon vetveten dhe ajo vet i zbulon
Personalitetet e formuara dhe të edukuar me vetëdije të lartë reflektojnë pozitiv me të mirat e veta, sepse tek ai frymon e mira dhe ajo shprehet vetvetiu.
Por, mos harroni se gjithmonë do hasizh në të atill që i shërbejnë të keqes, dhe kur ti aspak se mendon papritmas me vetëdije apo pa vetëdijen e tij i nxjerrin të këqijat, kurthet e veta.
Andaj, kur në jetë mos shpejto të hakmerresh, sepse koha bën që njeriu t’i nxjerr në shesh vet me dorën e tij egoizmin, gjelozinë, agresivitetin, sataniken, destruktiven, etj.
Organizmi i njeriut është mrekilli e vërtetë, është si një oqean që në brendi nuk e mban tê keqen, ajo papritmas i nxjerr jasht për të zhytur, ndot, shpif, shantazhon, njejt si oqeani që i nxjer në breg të ndytat e tij për ti parë të gjithë.
Kjo nuk na habit, sepse këtë të vërtetë i Madhi Zot e ka konceptuar në Kur’anin Famëlartë duke thënë se Zoti kurdo kurdo do i nxjerr të gjitha të fshehtat e tij, synimet egoiste, të egrat dhe të zymtat e tij.
Andaj, në jetë mos folë për të këqijat e nodokujt, se ai vet do folë për to.
E ytja është të lufrosh në ngritjen e njerëzores, morales, të drejtës, humanes tek të tjerët. Ky është obligim hyjnor. Mos shpejto të haknerresh, njeriu vet do i hakmerret jeta, që di të veproj drejtë.
Mundohu të kultivosh të mirën, sepse ajo zen vend tek të gjjthë dhe jepu hapsirë dhe kohë që ata ta kuptojnë të mirën dhe mos humb kohë me ata që flasin për të të penguar drejt të së mirës, vazhdo rrugëtimin tënd dhe mos u mer me çdo fjalë që të vjen me qëllim që t’i të merresh me te, dhe jo misionin dhe detyrar që janë para teje.
Kështu të do Zoti.

Related posts

Lajm i madh: Mediat maqedonase thonë që Ali Ahmeti mund të garojë për President

Gjyla Halili

Berisha: Kurti do të kishte shumë dëshirë që opozita ta rrëzonte

admin

Lakmiçarët që duan të bëhen me zor pushtetarë pa votat e mjaftueshme të shqiptarëve

Gjyla Halili