AKTUALE

Ali Ahmeti në Pllasnicë: Jemi përballë pushtetit që zhbën të arriturat e dy dekadave

Lideri i BDI-së dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka deklaruar në takimin me anëtarët e kësaj partie në Pllasnicë se është përballë pushtetit që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy dekada.”Së bashku do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar rrënimin e karakterit shumëetnik të shtetit tonë”, ka deklaruar Ahmeti.Postimi i tij:Sonte në Pllasnicë në mbledhjen e Degës me anëtarët, mbështetësit dhe qytetarët.Në çdo vendbanim do të takojmë qytetarët pa dallim për t’i siguruar se do të qëndrojmë pranë tyre përballë këtij pushteti që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy dekada me radhë. Është e rëndësisë së veçantë ruajtja e stabilitetit dhe orientimit pro evropian të vendit.Ishte shqetësuese derisa dëgjonim qytetarët duke treguar për presionet që po u bëhen në administratë, largimet nga puna dhe shumë probleme të tjera.Ne i siguruam të gjithë se së bashku do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar rrënimin e karakterit shumëetnik të shtetit tonë.

Banner

Related posts

Kreshnik Bekteshit i vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë, ndërsa 6 policët e arrestuar “shpëtojnë” me masa kujdesi

Gjyla Halili

Banesat e premtuara kolektive opozita i konsideron mashtrim elektoral, Qeveria shpreson te kreditë ndërkombëtare

admin

REISUL ULEMA NË MESIN E NXËNËSVE TË MËSIMBESIMIT NË GRADEC

Gjyla Halili