AKTUALE

REALIZOHET EKSKURZIONI I MATURANTEVE TË MEDRESESË ISA BEU PARALELJA E VAJZAVE TETOVË

Maturantet e Medresesë Isa Beu- paralelja e vejzave Tetovë të udhëhequra nga kujdestaret e klasave prof. Ulifete Mediu dhe prof. Halime I. Shasivari, realizuan ekskurzionin katër ditorë në kryeqytetin e R. së Turqisë ,, Istanbull”.
Me datë 21.10.2024 në mënyrë të organizuar nxënëset u nisën nga Tetova për në Stamboll.

Të nesërmen me 22.10.2024 filluan me vizitat e xhamive më të mëdha me trashigimi kulturore dhe historike si: ,,Sulltan Ahmed”, ,,Aya Sofya”, duke vazhduar me qendrën kulturore-historike dhe ekonomike ,,Kapalı Çarshi” me mbi 3000 dyqane, ku në mënirë masive vizitohet nga vizitorët e vendeve të ndryshme të botës.
Në ditët në vazhdim vizituan: Bosforin, sheshin Taksim, xhaminë Ejub Sulltan, xhaminë Fatih e cila gjendet në lagjen Topkapi, xhami e “Camlıca” , vizituan muzeun “ Medeniyetleri Islam Müzezesi, sarayin Belerbey, lagjen ,,Ballat”, me pallatet shum ngjyrëshe. Kështu vizitat vazhduan njëra pas tjetrës.

Me 24 Tetor përfunduan ekskurzionin me marshutën e paraparë duke realizuar një eskursion me karakrter fetar, kulturor dhe edukativ.
Për këtë mundësi falenderojmë drejtorin gjeneral të “Medresesë Isa Beu” Dr. Islam Islami për mundësinë dhe mbështetjen e realizimit e eskursionit dhe të të gjitha aktiviteteve të Medresesë.

Related posts

BDI: Me mjete demokratike do ta mbrojmë “Shqipen”, edhe nëse kjo çon në një krizë të thellë politike!

Gjyla Halili

Opozita dhe pushteti përplasen lidhur me komisionin hetimor për rezervat shtetërore

admin

Lidhja Shqiptare në Botë dhe Gazeta e Alpeve do të organizojnë evenimentin ” Takimi i madh i Anamoravës” me tematikë: Histori, Identitet dhe Integrim

Gjyla Halili