AKTUALE

Kuvendi miratoi Strategjinë kombëtare për zhvillim për periudhën 2024/2044

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot miratoi Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, e cila është udhërrëfyes dhe vizion për hapat në periudhën 2024-2044.
Siç thonë nga Qeveria, strategjia është një dokument i përbashkët, një pikë lidhëse për të gjithë faktorët vendimtarë që duan të inkorporohen në krijimin e së ardhmes së rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit.

Kjo strategji është ndërtuar përmes një marrëdhënieje partneriteti dhe mbështetjes së UNDP-së në koordinim me të gjitha agjencitë e Kombeve të Bashkuara, Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministrinë e Financave të Republikës Sllovake që mbështesin këtë proces.
Objektivat e kësaj strategjie zhvillimore janë: Zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i standardit. Krijimi i një sistemi meritash ku pikë për kriteret e vetme për avancim janë aftësitë, njohuritë e fituara dhe cilësia e vizionit të ofruar. Angazhim i fuqishëm i të gjithëve për rritje dhe zhvillim ekonomik që do të sigurojë një standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët”.

“Reforma që do të përmirësojnë klimën e biznesit dhe do të mundësojnë investime dhe vende të reja pune. Një shtet pa korrupsion, një shtet me sistem funksional, një shtet me sistem meritash të ndërtuar me mekanizma dhe synime që duhet t’i krijojmë dhe t’i vendosim dhe janë pjesë e kësaj strategjie. Arsim cilësor që do të jetë çelësi i përparimit”.

“Synimi i kësaj qeverie dhe çdo pasardhëse është dhe duhet të jetë anëtarësimi në Bashkimin Evropian, jo vetëm sepse vendi i përket natyrshëm atje, por edhe sepse ne kemi nevojë për ato kritere për një standard më të mirë dhe një jetë më të mirë. Ne si Qeveri i kushtojmë rëndësi dijes njerëzore dhe u japim një shans të rinjve dhe kështu do të vazhdojmë”, thonë nga Qeveria.

Gjithashtu shtojnë strategjia kombëtare e zhvillimit është një bazë e shkëlqyer dhe solide për zhvillimin e shtetit dhe paraqet një dokument strategjik për hapat e ardhshëm të kësaj dhe çdo qeverie të ardhshme.

Related posts

Fronti Europian dorëzoi listat për deputetë/ Аdemi: Jemi fitues të zgjedhjeve më 24 prill dhe 8 maj

Gjyla Halili

Mark Gjonaj uron për fitoren në Tuz: Ju jeni krenaria e kombit!

admin

NGA OHRI NË STRASBURG

Gjyla Halili