AKTUALE

Buxheti 2025/Do të rriten pagat në arsim e shëndetësi, paga minimale dhe pensionet

5.5 miliardë denarë janë paraparë vetëm për rritjen e pagave, ka bërë të ditur ministrja e Financave, Gordana Dimietrieska – Koçoska në paraqitje para mediave.

Në këtë shumë do të hyjë rritja e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm dhe rritja e pagës minimale.

Mjete shtesë janë paraparë edhe për rritjen e pagës në shëndetësi.

“5.5 miliardë denarë kemi për rritje të pagës. 2 miliardë janë për arsimin kurse të tjerët 3.5 miliardë denarët tjerë ku janë? Me shumë gjasë do të shkojnë në rritjen e pagës minimale që parashihen me ligj. Për këtë potencova – se 5.5 miliardë denarë shkojnë për rritjen e pagave, Prej të cilave, 2 miliardë shkojnë arsimin – arsimin fillor dhe të mesëm dhe atë çfarë e biseduam me Sindikatën. Për Fondin Shëndetësor, sepse ai nuk hyn në sistemin e pagave janë ndarë 5.2 miliardë janë ndarë sepse, për punëtorët shëndetësor, jashtë kësaj skeme të pagës minimale, kemi poashtu rritje. Paratë tjera janë në buxhet dhe do të ketë rritje edhe të pagave tjera”, tha ministrja.

E pyetur disa herë se a do të thotë kjo se paga minimale do të jetë 450 euro si që ka kërkuar Sindikata, Koçoska deklaroi se detajet pritet të harmonizohen në Komisionin ekonomik mes Sindikatës dhe pjesëtarëve të Qeverisë.

“Le të mbarojnë bisedimet mes tyre. E rëndësishme është se janë ndarë mjete për atë qëllim. 5.5 miliardë denarë” – tha Koçoska.

Do të rriten edhe pensionet.

Për këtë janë ndarë 105 miliardë denarë që do të shkojnë për Fondin për Sigurim Pensional.

“105 miliardë denarë do të jenë mjetet e përgjithshme që do të shkojnë për FSP-në”, tha Dimitrieska – Koçoska.

Related posts

Produktet e pasura me lëndën ushqyese të trurit

admin

Fetai:Albin Kurti, Kryeministri i parë i një vendi i cili qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë dhe pritet nga Qeveria e re e RMV-së.

Gjyla Halili

PALLATICA ME VAKUF TË RI

Gjyla Halili