AKTUALE

Drejtori i MEPSO Burim Latifi avanson në pozita udhëheqëse dy shqiptarë që shkollimin e kanë kryer me mesatare 10.00

Drejtori i MEPSO Burim Latifi sot ka njoftuar se ka avancuar në pozita udhëheqëse dy shqiptarë që shkollimin e kanë kryer me mesatare 10.00. Fjala është për Artan Ramani nga Kumanova dhe Ardi Amza nga Gostivari, të diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencave Informatike në Shkup, si studentë ekselent me notë mesatare gati se 10.00, avancohen në pozita udhëheqëse në SHA MEPSO.

Ndjej krenari dhe kënaqësi të veçantë kur këtyrë kuadrove të jashtëzakonshëm për herë të parë historikisht ju jepet mundësia ta dëshmojnë kapacitetin e tyre në pozitat: udhëheqës në departamentin e trafostacioneve dhe udhëheqës në departamentin e largpërçuesve, dy shtylla këto të SHA MEPSO.
Si drejtor gjeneral i SHA MEPSO por edhe si profesor universitar, dua të potencoj që lutja ime e vetme për Ardin dhe Artanin është që punën ta kryejnë në mënyrë profesionale dhe me nder, pa çfarëdolloj kushtëzimi politik ose partiak nga ana ime. Ka ardhur koha e meritokracisë, e profesionalizmit!”, ka thënë drejtori i MEPSO Burim Latifi.

Banner

Related posts

Analistët: Zgjedhjet përmes peticionit nuk pritet të zgjidhin situatën në veri të Kosovës

admin

Miratohet Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Media në RMV

Gjyla Halili

Evenimenti kulturorë dhe tradicional në Malësi “Karnevali Koret 2023” do të mbahet në Tuz nga 18.02. – 21.02.2023.

admin