AKTUALE

Rriten çmimet e derivateve të naftës

Banner

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,08 % në raport me vendimin e datës 21.10.2024.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,360 denarë për kilogram.
Nga data 29.10.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 79,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 69,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,933 (denarë/kilogram)

Banner

Related posts

Taravari: Kam biseduar me Mickoskin, nëse na konsideron të panevojshëm ASH do të largohet nga Qeveria

Gjyla Halili

LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi politike dhe penale për katastrofën ekologjike në Shkup

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi “bombardon” Tetovën me projektin gjigand – Kazerma me 150.000 metra katror do të bëhet super park dhe me një qendër moderne administrative!

Gjyla Halili