Godet Udhëheqësi i Kombit Ali Ahmeti, deklaron se privatizimi antishqiptar i Maqedonisë së Veriut, ishte vepër e orkestruar nga drejtuesit e lartë të organeve shtetërore!
Ish- Ministri i Finacave në Qeverinë e Maqedonisë, Boris Stojmenov, gjatë një vizite në Kryeministri, në Zyren e Zv. Kryeministrit të Parë Artan Grubi, është takuar dhe i është rrëfyer Udhëheqësit të Kombit Ali Ahmeti, mbi padrejtësitë që i janë bërë popullit shqiptar, në procesin e privatizimit në Maqedoni, gjatë viteve sa ai ka qenë në krye të Ministristrisë së Finansave dhe të Bordit të Privatizimit!
Më poshtë gjeni pjesët e fjalimit të Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti, në tubimet me popullin në Likovë dhe Saraj, mbi skenarët e zinj, të privatizimit antishqiptar, pas shkëputjes së Republikës së Maqedonisë nga shpërbërja e Federatës Jugosllave!
“…Dhe këtu mbase mund t’i bëhet edhe keq Boris Stojmenovit, ish-ministrit të financave dhe kryetarit të Bordit të privatizimit.
Por ai vet ka ardh vullnetarisht të unë dhe është rëfy para meje, i ka mbi 90 vjet, dhe është ul, a e din pse kam ardh te ti?
I thash jo.
Kam ardh të rëfehem, dhe ti duhet ta dish të vërtetën.
I thash urdhëro.
Tha: Unë kam qenë ministër i financave, kam qenë kryetar i Bordit të privatizimit.
Në çdo mbledhje të ministrisë së financave, pika e parë e rendit të ditës ishte si t’i përjashtojmë shqiptarët nga pjesëmarrja në privatizim.
Pika e parë në Bordin e privatizimit ishte si t’i përjashtojmë shqiptarët nga privatizimi, nga pjesëmarrja në privatizim.
Pika e parë në qeveri që unë e propozoja ishte si t’i përjashtojmë shqiptarët nga privatizimi, prandaj kam ardh te ti zotëri Ahmeti sepse fajtor për atë luftë që u bë jam edhe unë…”(pjesë nga fjalimi ne Likovë, 23.10.2024)
“…Këto janë padrejtësi dhe ne kërkojmë që të hapet hetim mbi këtë proçes të privatizimit, apo siç e theksova mbrëmë, njeriu i parë, ministri i financave dhe kryetar i Bordit të privatizimit, erdh te unë dhe u rëfy, në çdo mbledhje të qeverisë, pika e parë e rendit të ditës, si të përjashtohet shqiptarët nga procesi i privatizimit dhe komunitetet tjera.
Në çdo mbledhje të Bordit si të përjashtohen shqiptarët nga pjesëmarrja në privatizim.
Prandaj ndjej përgjegjësi që asaj luftë që u bë i ndihmova edhe unë, po të kisha punu drejtë mbase lufta edhe nuk do ndodhte…”( pjesë nga fjalimi në Saraj, 25.10.2024!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 26 Tetor 2024!