AKTUALE

Petrushevski: 300 milionë euro projekti për rrugën Shkup-Bllacë, kalkulime për përfitime personale për individë nga LSDM dhe BDI

Banner

LSDM-BDI nuk bënë asnjë autostradë. Gjithçka bënë ishin vetëm kalkulime për krime dhe përfitime për individë”, thonë nga VMRO-DPMNE, duke potencuar se Autostrada Shkup – Bllacë me gjatësi prej 10 kilometrave është projektuar në trasenë që shtetit do t`i kushtojë 300 milion euro.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski tha se projekti i kësaj rruge ka qenë ide për përfitime personale e jo për ndërtim me çmim real.

“Është zgjedhur traseja, sipas së cilës një grup i caktuar njerëzish, pak para nisjes së projektit kanë blerë prona. Është e qartë se kreu I LSDM-së dhe BDI-së ka dashur që seriozisht të përfitojë nga eksproprijimi dhe traseja me shumë tunele. Për këtë është njoftuar PTHP-ja dhe presim procedurat. Populli pret përgjigje nëse qeveria e mëparshme ka dashur të inkasojë miliona përmes njerëzve të afërt. PTHP-ja të inicojë procedurë dhe të jep përgjigje. Maqedonia ska 300 milionë euro për ti hedhur në autostradën prej vetëm 10 kilometrave. Traseja duhet të riprojektohet dhe të fitohet autostrada me çmim shumë më të ulët”, tha Petrushevski.

Banner

Related posts

Paraditen e sotme në markete nuk është shpërndarë bukë

admin

Poliklinika në Saraj, Veseli: Edhe pas 10 muajve, nuk është në shërbim të plotë të banorëve të Sarajit , Reparti i Pediatrisë nuk funksionon

Gjyla Halili

Mevmed Halili zgjidhet kryetar i ri i BDI-së në Labunisht

Gjyla Halili