AKTUALE

Kostadinov: Katër kushte BNJVL-së, për pikë politike turbullohet uji në Strumicë

Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook, Kreu I Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, publikisht ka konfirmuar se nuk do të merr pjesë në në seancën e ardhshme të BNJVL-së duke konfirmuar vendimin e tij rreth anëtarësimit të mëtejshëm në këtë bashkësi.
Ai thotë se e qartë është lufta kundër Strumicës pasi nuk ka arsye përse është refuzuar projekti nga kredia hungareze dhe përse ISHP-ja nuk i publikon rezultatët për ujin. “Dikush me vetëdije po e turbullon ujin për pikë politike” – shkruan Kostadinov.

Kryebashkiaku i Strumicës i ka vënë 4 kushte BNJVL-së;
1.Të ulen në tavolinë ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujrave për ta zgjidhur problemin;

2.ISHP-ja t`i bëjë publike rezultatet e ujit;

3.Të zgjidhet dhe të zbardhet situata me kredinë hungareze që është marrë në kurriz të qytetarëve;

4.Konsolidimi dhe shqyrtimi i mundësisë për ulje të sërishme në tryezë me BNJVL-në.

As BNJVL-ja e as ministra të caktuar të Qeverisë nuk mund të më bindin që të jem kundër interesave të bashkëqytetarëve të mi të Strumicës. Keni kërkuar – shikoni! – shkruan nëpër rrjete sociale, Kryetari i Komunës së Strumicës.

Banner

Related posts

Si të keni jetë të shëndetshme dhe çfarë duhet të bëni?

Gjyla Halili

SHOQËRIA LËVIZJA PËRKUJTON DHE NDERON FIGURA DHE FAMILJE TË DËSHMUARA ME PËRPJEKJE, QËNDRESË DHE LUFTË PËR ÇLIRIMIN E TOKAVE TË PUSHTUARA TË SHQIPËRISË

Gjyla Halili

Mickoski: Pjesëmarrja masive përgjigje për bojkot të mundshëm të LSDM-së dhe BDI-së në rethin e dytë të zgjedhjeve

Gjyla Halili