AKTUALE

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ SHEFIN E ZYRËS PËR EUROPË TË SHOQATËS KUVAJTJANE RAHMA INTERNATIONAL SOCIETY

Banner

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti në kabinetin e tij shefin e zyrës së sektorit për Europë të Shoqatës Rahma International Society, z. Waleed Khaled Alyaseen, i shoqëruar nga hoxhë Rufat ef. Sherifi.

Reisul Ulema duke i dëshiruar mirëseardhje në vendin tonë, fillimisht falenderoi mysafirin e nderuar për respektin e treguar ndaj institucionit më të lartë fetar në vend.

Në këtë takim, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e njoftoi z. Alyaseen për aktivitet humanitare dhe të bamirësisë me të cilat angazhohet Bashkësia Fetare Islame e RMV – së, si dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për projekte humanitare dhe arsimore.

Gjatë bisedës, të dyja palët diskutuan për përpjekjet e përbashkëta në ndihmën për shtresat në nevojë, me fokus të veçantë në projektet arsimore dhe zhvillimore të institucioneve cilat janë nën administrim të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së.

Reisul Ulema shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e Rahma International Society në realizimin e iniciativave që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe përhapjen e vlerave islame.

Nga ana tjetër, z. Waleed Khaled Alyaseen pasi falenderoi Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain për pritjen e ngrohtë, riafirmoi përkushtimin e Shoqatës Rahma International Society për të vazhduar mbështetjen e projekteve që fuqizojnë komunitetet dhe promovojnë solidaritetin global.

Ky takim është një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Bashkësisë Fetare Islame dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë për kauza humanitare.

Në fund të takimit, Reisul Ulema në shenjë respekti dhe mirënjohjeje mysafirëve ju dhuroi nga një libër.

Banner

Related posts

Petrovska – Stjuard Piç: Bashkëpunimi në mbrojtje midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar forcon sigurinë e rajonit dhe sigurinë kolektive të Aleancës

Gjyla Halili

Autizmi, prindët: Diagnoza e hershme vendimtare

Gjyla Halili

REISUL ULEMA REALIZOI VIZITËN E PARË NË TETOVË.

Gjyla Halili