AKTUALE

Mexhiti: Kemi ruajtur përfaqësimin e shqiptarëve në MPB, ndonëse VMRO ka 58 deputet

I ftuar në emisionin N’ODD te portaliX, Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti foli edhe për pozicionin e shqiptarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sipas tij ndonëse VMRO me 58 deputet VLEN ka arritur ta ruaj përfaqësimin e njejtë të shqiptarëve në MPB ashtu siç ka qenë në përbërjen e fundit të qeverisë.
“Pozicioni i shqiptarëve në MPB është i njejtë si në përbërjen e fundit të qeverisë, ndonëse atëherë LSDM ka pasur vetëm 42 deputet, ndërsa tash VMRO ka 58 deputet dhe kemi po të njëjtin përfaqësim. Nuk nënkupton se kjo është e kënaqshme, por po përpiqemi të jemi sa më mirë të përfaqësuar”, deklaroi Mexhiti.

Banner

Related posts

Mot me diell dhe erëra kohë pas kohe të fuqishme

Gjyla Halili

Albin Kurti në Tetovë: Alban Ajeti nuk arriti të diplomojë në farmaci, por mori diplomën e dëshmorit të kombit

admin

21 aplikime për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Gjyla Halili