AKTUALE

Taravari: BDI bashkë me partitë maqedonase kundër Akademisë shqiptare!

Lideri i ASH-së, Arben Taravari në emisionin 360 gradë ka theksuar se Akademia shqiptare është ide që nuk i bën dëm askujt dhe se do të tentojnë që ta institucionalizojnë. Ai shpreh keqardhje që BDI për këtë çështje është rreshtuar me partitë maqedonase kundër kësaj nisme që nuk është në dëm të askujt por është në favor të gjithkujt. Sepse, rezultatet e punës në këtë Akademi do të jenë të dobishme për tërë vendin e rajonin.

Akademia shqiptare ishte njëra nga premtimet tona, dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë pas asaj që kemi premtuar gjatë fushatës. Akademia është funksionale por duam të institucionalizohet dhe do të financohet nga komunat që i menaxhojnë koalicioni VLEN. Mua më zhgënjen BDI që u bën bashkë me partitë maqedonase kundër Akademisë shqiptare. Nuk shoh asgjë të keqe që kjo ide i bën dëm ndokujt. Unë seriozisht kam pasur shpresë që ndonjë komunë nga BDI do ta mbështet Akademinë, por ato marrin urdhra nga dikush tjetër”, ka theksuar Taravari.

Ky rreshtim i BDI-së dëshpëron edhe ato pak qytetarë që akoma shpresojnë se janë në ëndërr dhe BDI do të rikthehet në pushtet. Të zhvishesh nga pushteti nuk nënkupton zhveshje nga idealet dhe synimet e përbashkëta që janë në dobi të të gjithë kombit shqiptarë.

Related posts

Kryeministri Xhaferi, ministri Besimi dhe Faton Ahmeti vizitojnë zyrat e parkut kombëtar “Mali Sharr”, vlerësojnë punën e shkëlqyer të menaxhmentit

Gjyla Halili

(VIDEO) “Thirrja për luftë”, Deputetët: Nikollovski, anti-evropian, e ka shkelur rrota historike!

admin

Michel: Ballkani Perëndimor duhet të futet sa më parë në BE

Gjyla Halili