AKTUALE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u takua në New York me Ritchie Torres, kryetarin e Vatrës e personalitete të shquara shqiptare në Amerikë

Banner

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani u takua në New York me Kongresistin Ritchie Torres, kryetarin e Vatrës Dr. Elmi Berisha e personalitete të shquara shqiptare në Amerikë si Harry Bajraktari, Dr. Sulejman Çelaj, Ramiz Kukaj, Halil Mula etj. E shoqëruar nga Ambadador Blerim Reka në komentin zyrtar Presidentja Osmani shkroi: “Në New York kishim një diskutim përmbajtësor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara.
Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance. 🇽🇰 🇺🇸”.
Foto: Dritan Haxhia

Banner

Related posts

Me BDI-në gjithmonë drejt: Faleminderit Strugë!

Gjyla Halili

Takimi i radhës në Bruksel ndërmjet Bislimit dhe Petkoviqit – në përpjekje për të gjetur zgjidhje për dinarin serb

Gjyla Halili

Mot i vranët dhe me diell

Gjyla Halili