AKTUALE

Zëvendës kryeministri Mexhiti takoi Drejtorin e përgjithshëm të Birrarisë së Shkupit Dushan Mitrev

MINISTRIA E MJEDISIT DHE BIRARIА Е SHKUPIT DO MBËSHTESIN AKSIONIN E VJESHTËS PËR MBJELLJEN E DRUNJVE

Shkup, 21.10.2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti priti sot në një takim pune drejtorin e përgjithshëm të Birrarisë së Shkupit, Dushan Mitrev.
Mitrev informoi Mexhitin se Birraria e Shkupit punon plotësisht dhe në vazhdimësi standardet më të larta në funksion të ruajtjes së mjedisit, duke filluar nga përzgjedhja e lëndëve të para, përmes kontrollit të procesit të prodhimit, shpërndarjes dhe shitjes, e deri te menaxhimi i paketimit. Birraria e Shkupit është një nga themeluesit e Pacomak, i cili është një përpunues kolektiv i mbeturinave që riciklon shumicën e produkteve që kjo kompani nxjerr në treg.

Zëvendës kryeministri i parë Mexhiti përshëndeti punën me përgjegjësi shoqërore që bën kjo kompani, si model për kompanitë tjera të cilat së bashku me institucionet e shtetit mund të kyçen në luftën kundër ndotjes mjedisore në përgjithësi.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Birraria e Shkupit kanë bashkëpunim të vazhdueshëm në projektet për riciklimin e produkteve të lëshuara në treg, si dhe për pastrimin e mbeturinave përmes aksioneve të ndryshme mjedisore dhe janë partnerë në aksionin më të madh për grumbullimin dhe klasifikimin e mbetjeve ‘Fundjava e pastrimit gjeneral’, e cila është një iniciativë afatgjate që lidh shtyllat strategjike të Birrarisë, platformën “Bota pa mbetje 2030” dhe “Emetimet Neto Zero” CO2 deri në vitin 2040.

Në bashkëpunim me Birrarinë e Shkupit, Ministria muajin e ardhshëm do të mbështesë fushatën e pyllëzimit, në të cilën do të mbillet një pemë për çdo 10 kilogram mbeturina të grumbulluara gjatë fushatës pranverore ‘Fundjava e pastrimit gjeneral’.

Birraria në një akcion vullnetar vitin e kaluar pastroi bregdetin e Liqenit të Ohrit dhe më pas vazhdoi me pastrimin e monumenteve të rëndësishme shtetërore, ndërsa është kompania e parë në vend që prezantoi kapak të bashkangjitur, e cila përmes aplikimit të zgjidhjeve inovative konfirmon përkushtimin për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave dhe reduktimin e mbeturinave përmes përzgjedhjes dhe riciklimit. Birraria e Shkupit është kompani me përgjegjësi të lartë shoqërore që posedon leje-A të integruar për kontrollin dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit.

Related posts

Bajrami: Me ligjin e ri mbështesim mediat e shtypura

Gjyla Halili

Doli nga shtypi numri i ri 395 i revistës Hëna e re

Gjyla Halili

Bojmacaliev: Diaspora t’i shfrytëzojë edhe stacionet bazë në PDK-të e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili