AKTUALE

Komuna e Çairit vazhdon me pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve

Komuna e Çairit ka vazhduar me përkushtim maksimal punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Çairit.

Ekipet e punëtorëve sezonal janë të angazhuara çdo ditë për të siguruar që çdo rrugë, trotuar dhe hapësirë publike të jetë e pastër dhe e sigurt për qytetarët. Ky proces nuk është vetëm një aksion i përkohshëm, por pjesë e një plani afatgjatë për të përmirësuar standardet e pastërtisë dhe cilësinë e jetës në Çair.

Ne e kuptojmë rëndësinë e një mjedisi të pastër për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe për këtë arsye, jemi duke bërë çdo përpjekje për të siguruar që çdo zonë të mirëmbahen rregullisht. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe durimin e tyre gjatë kësaj periudhe, ndërsa vazhdojmë të punojmë për një Çair të pastër dhe të mirëorganizuar për të gjithë.

Banner

Related posts

Xhaferi-Bomgartner: Franca është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt aderimit në BE

Gjyla Halili

Protesta e studentëve në Shkup/ Deputetja Ajdari kujton mesazhin e Ali Ahmetit: Nëse dalë në rrugë nuk kthehem më

Gjyla Halili

Pr.ligji për taksimin e pasurisë, Ibrahimaj: Përjashtime për disa kategori

admin