AKTUALE

Dr. Pashko Camaj falënderon kontribuuesit dhe promovuesit e librit të tij “Porosia e kullës” në Tiranë, Prishtinë dhe Tuz

Banner

Autori i librit “Porosia e kullës”, Dr. Pashko Camaj, në Tuz, në Shtëpinë e kulturës mori pjesë në promovimin e librit biografik, me ç’rast, ka falënderuar të gjithë kontribuuesit dhe promovuesit e librit të tij në Tiranë, Prishtinë dhe Tuz.

Dr. Pashko Camaj ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit si dhe mediet e shumta, në të njëjtën kohë, ka paralajmëruar se promovimi i librit të tij së shpejti do të organizohet edhe në SHBA.

Postimi i dr. Pashko Camajt në fb:

Këto ditë për mua ishin në kufijtë e surreales. Rrethuar me njerëz dhe me veprime që janë larg realitetit tim të rendomtë. Mirënjohës për të gjithë ata që janë “fajtorë” për këtë që përcjelli fatin e punës sime në fushën e shkrimit. Falenderime nga zemra për te gjithë që kontribuan, filluar nga përkthyesi, miqtë e mi të veçantë, Besnik Mustafaj dhe Bujar Hudhri, me shtepine botuese “Onufri”, të gjithë panelistët dhe institucionet që mundësuan promovimin aq në nivel, si Akademinë e Shkencave, Tiranë, Institutit Albanilogjik, Prishtinë dhe QKI-Malesi. Po ashtu falenderoj të gjithë pjesmarrjesit si dhe mediet e shumta. Në të njëjtën kohë, paralajmëroj se promovimi së shpejti do të organizohet edhe në SHBA.

Banner

Related posts

Memorandum bashkëpunimi mes NP Agro-Berza dhe Byrosë për Metrologji

Gjyla Halili

Mexhiti nuk e voton qeverinë e re, por për ndryshimet kushtetuese nuk ka dilema

admin

Krenar Lloga: As votë nuk i dhanë Korridorit 8, sot krekosen si dhia me bishtin përpjetë

Gjyla Halili