AKTUALE

Vizita e “Feniks Studios” në Xhaminë e Larme për Dokumentarin “Xhamitë e Papritura”

Ekipi i dokumentarit nga “Feniks Studios” nga Franca, i udhëhequr nga Dhia Ben Naser, qëndrojnë në vizitë te Xhamia e Larme në Tetovë nga data 18 deri më 21 tetor 2024, për të xhiruar dokumentarin e titulluar “Xhamitë e Papritura”. Ky projekt ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë kulturore dhe arkitekturën unike të xhamive në shoqëritë islame anembanë botës.

Dokumentari, i cili ka përmasa globale, gjithashtu synon të zbulojë xhamitë historike që kanë një rëndësi të madhe në zhvillimin e vlerave shoqërore dhe fetare të vendit ku ndodhen.

Ekipi u mirëprit nga sekretari i Myftinisë së Tetovës, Semir Fazliji, dhe imami i xhamisë së Pashës, Mr. Emir Kasami, të cilët gjithashtu siguruan mbështetje të parezervë për këtë projekt që rrit vlerat e Xhamisë së Larme dhe kontribuon në zhvillimin e turizmit në Tetovë dhe në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi.

Related posts

Për shkak të reshjeve të borës, ndalohet qarkullimi në disa akse rrugore

Gjyla Halili

Tetovari që masakroi nënën me sëpatë është në liri, ka ikur nga spitali psikiatrik

admin

MPJ rrit kapacitetet e përfaqësive konsullore në Bern, Bon, Berlin dhe Mynih

admin