AKTUALE

Promovimi ilibrit “Porosia e kullës” i autorit Dr. Pashko Camaj sonte në Tuz

Sonte në qendrën për kulturë në Tuz , me fillim në ora 18 do të promovohet libri “Porosia e kullës” i veprimtarit dhe atdhetarit dr. Pashko R. Camaj.

Është një ngjarje me rëndësi të veçantë për historinë dhe kujtesën kombëtare. Ky libër përmban kujtime dhe rrëfime të jashtëzakonshme që pasqyrojnë vuajtjet e shqiptarëve dhe vështirësitë e shumta me të cilat janë përballur, shpesh duke u detyruar të largohen nga atdheu për shkak të mungesës së perspektivës.

“Porosia e kullës” përshkruan jo vetëm vuajtjet personale dhe ato të bashkëkombësve të tij, por edhe tregon përballjet me padrejtësitë e pushteteve të huaja dhe pamundësinë për të gjetur një të ardhme më të mirë brenda kufijve të trojeve shqiptare.

Libri më kujtimi autentike ndërlidhet me historinë e shumë familjeve që kanë sakrifikuar për lirinë dhe identitetin shqiptar dhe një rikujtim i vazhdueshëm i vështirësive që kanë përcaktuar fatin e shumë shqiptarëve që janë detyruar të largohen nga trojet shqiptare.

Related posts

Bejta: Nëse ka diçka kundër meje Talati le ta thotë para organeve partiake!

admin

Drejtuesit e VLEN-it takuan Gashin, një ditë para interpelancës

Gjyla Halili

Drejtori Festim Halili ka njoftuar për thirrjen e re të Fondit për Inovacion!

Gjyla Halili