AKTUALE

Biznesmeni nga Vushtrria, Shaip Mikullovci, e blen kompaninë Shell Kosova për rreth 60 milionë euro

Biznesmeni më i njohur në Kosovë është Shaip Mikullovci nga Vushtrria, i cili tashmë ka bërë blerjen e radhës.

Raportohet se ai ka blerë kompaninë Shell Kosova, e cila ka rreth 100 pika në gjithë Kosovën, shkruan “Jepi zë”.

Blerja thuhet se u realizuar për rreth 60 milionë euro.

Kujtojmë se familja Mikullovci është shumë e njohur në fushën e tregtisë, shkruan Jepi Zë.

Pasardhësi i kësaj familjeje, i cili ka trashëguar këtë traditë, është Shaipi. Megjithëse i ri në moshë, ai tashmë është bërë një nga biznesmenët më të pasur në Kosovë.

Mikullovci ka në pronësi rrjetin e marketeve Interex dhe IP Petrol, dhe së fundmi për 60 milionë e ka bleu edhe rrjetin e pompave të derivateve Shell Petrol.

Me këto investime, familja e tij është kthyer në një nga liderët e tregut në vendin tonë.

Së fundmi, Mikullovci ka hapur edhe një market Interex në qytetin e Leposaviqit, në veri të vendit.

Banner

Related posts

NAZLIJE ZEQIRJA VEJSELI Mbrojti me sukses titullin Hafize e Kur’anit Fisnik

Gjyla Halili

Sekuestrimi i 22.500 ton naftë në Durrës, VOA: Dyshohej se vinte nga Rusia. Ishte porositur nga një kompani shqiptare me bazë në…

admin

Parashikimi i motit për sot në Maqedoni

admin