AKTUALE

Lladrovci: Kaidanow, mike dhe kontribuuese e lindjes së shtetit të Republikës së Kosovës

Me rastin e vdekjes së ish ambasadores amerikane në Kosovë, Tina Kaidanow, kryetari i komunës së Drenasit ka vlerësuar lartë personalitetin e saj, duke e quajtur “kapitulli më i shkëlqyer i diplomacisë amerikane”.

“Kosova është storje suksesi duke iu falënderuar personaliteteve politike si mikja e Republikës së Kosovës, Tina Kaidanow”, ka shkruar ai në rrjetin social.

Postimi i plotë:

Me dhimbje pranova lajmin se ka ndërruar jetë Tina Kaidanow, mike dhe kontribuuese e lindjes së shtetit të Republikës së Kosovës.
Ajo ishte diplomate e shkëlqyer amerikane e karrierës, njohëse shembullore e rrethanave ballkanike, e cila në momentet kyçe, i kontribuoi përfarimit të shteteve aleate dhe të BE-së për qëllimin tonë madhor, shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Karriera e saj politike e filluar në Ballkan, në Beograd, Shkup dhe Sarajevë, do të kurorëzohej në Prishtinë, në kohën kur bëheshin përgatitje për shpalljen e Pavarësisë dhe vet akti i Shpalljes së pavarësisë.
Për kohën sa isha shef i Kabinetit të Kryeministrit Çeku, qëndrimi i saj i vendosur për të ardhmen e Kosovës, nga fillimi i shërbimit të saj në krye të diplomacisë në Prishtinë më 2006, e deri në përfundim të mandatit të saj më 2009, për mua mbetet kapitulli më i shkëlqyer i diplomacisë amerikane.
Kosova është storje suksesi duke iu falënderuar personaliteteve politike si mikja e Republikës së Kosovës, Tina Kaidanow!
I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ambasadoren Tina Kaidanow!

https://www.facebook.com/share/p/1hU3YpF3RNYcxnzk/?mibextid=WC7FNe

Banner

Related posts

DASH: Uashingtoni mbështet përpjekjet e SPAK kundër Korrupsionit në Shqipëri

Gjyla Halili

Braktisje të VLEN në Çair, dorëhiqet Fitore Qirezi tronditje edhe në Tearcë

Gjyla Halili

Të shtënat me armë drejt Top Channel, reagon presidenti Begaj: Të zbardhet me shpejtësi ngjarja kriminale

admin