AKTUALE

Kryeministri Mickoski do të mbajë fjalim në Odën ekonomike gjermane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Berlin dhe pjesëmarrjes në Procesin e Berlinit, sot do të mbajë fjalim në Odën Ekonomike të Gjermanisë (OA-Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft).

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, kryeministri do t’i prezantojë planet ekonomike dhe planet për investime në energjetikë dhe infrastrukturë dhe mundësitë për bashkëpunim dhe investime të kompanive gjermane që tashmë janë prezente në tregun e Maqedonisë.

Kryeministri në Berlin do të kryesojë delegacionin qeveritar në të cilin janë edhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, të Punëve të Brendshme dhe të Çështjeve Evropiane, Timço Mucunski, Pançe Toshkovski dhe Orhan Murtezani.

Nga shërbimi për shyp i qeverisë kumtojnë se ministri Mucunski do të realizojë takim me Analena Berbok, Ministre federale e Punëve të Jashtme, me ç’rast do të mbajnë edhe deklaratë të përbashkët për media.

“Në të njëjtën kohë do të realizojë takim edhe me përfaqësues nga menaxhmenti i fondacionit gjerman “Konrad Adenauer Shtiftun”, theksohet në kumtesën.

Kjo është dita e dytë e vizitës në Gjermani, pasi dje kryeministri Mickoski pati disa takime me kryeministra të qeverive dhe liderë politikë të përfshirë në procesin e Berlinit.

Mickoski dje pati takim edhe me kancelarin gjerman Olaf Sholc, pas së cilës deklaroi se është konfirmuar mbështetja gjermane për integrimet evropiane të vendit.

Banner

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Peti Camaj uron Kryeministrin Albin Kurti për rezultatin zgjedhor

Gjyla Halili

Zejd Rexhepi: Po hapet një kapitull i quajtur Front Europian që do të jetë bartës i ndryshimeve

Gjyla Halili