AKTUALE

BE dha vizë, ja sa para do të përfitoj Maqedonia e Veriut për reformat

Banner

Agjendat e reformave të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës janë miratuar në kuadër të Instrumentit të ri për Reforma dhe Rritje në vlerë prej 6 miliardë euro, i njohur si Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor, njoftoi Presidenca hungareze e BE-së. në rrjetin “X”.

“Kjo hap rrugën që parafinancimi të fillojë gjatë Presidencës hungareze të Unionit. Mbështetja e integrimit të Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet kyç i presidencës hungareze”, thuhet në njoftim.

Sipas Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor me vlerë 6 miliardë euro, Maqedonia e Veriut duhet të marrë 750 milionë euro të ndara në disa këste dhe kësti i parë prej 7 për qind, pra 52.5 milionë euro, do të merret më së voni deri në fund të vitit.

Sipas formulës nga Rregullorja për instrumentin për reforma dhe rritje, të miratuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, Maqedonia e Veriut duhet të marrë 750,4 milionë euro për periudhën 2024-2027. Këto fonde do të kushtëzohen nga realizimi i hapave specifikë cilësor dhe sasior në lidhje me masat për reformat e planifikuara.

Në fillim të majit të këtij viti, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili me 6 miliardë euro shtesë të ofruara duhet të mbështesë vendet në rrugën e anëtarësimit në BE.

Banner

Related posts

Kryetari i komunës së Kërçovës,Fatmir Dehari inicon aksion për ndihma humanitare për Turqinë

admin

Geer: Reformat në gjyqësor janë proces që duhet të përparojnë

admin

Pas konferencës së grupit të Taravarit reagon ASH-ja: Sot ishim dëshmitarë edhe të një absurdi të llojit të vetë

Gjyla Halili