AKTUALE

PALLATICA ME VAKUF TË RI

Banner

Sot më 09.10.2024 Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili në zyrën noteriale të noterit Lirim Abdili nënshkruajti aktin solemn për pranim-dorëzimin e vakufit të ri me sipërfaqe prej 2100m2 i blerë nga banorët e fshatit Pallaticë dhe i destinuar për varreza të këtij fshati.
Falënderojmë imamin e Xhamisë së Vjetër të fshatit Pallaticë të nderuarin Emshi ef. Abdullahun, këshillin iniciativ, dhe këshillin xhamisë për bashkëpunimin dhe aktivitetin e treguar deri në përmbylljen e këtij procesi.
Në veçanti jemi mirënjohës dhe falënderues ndaj avokatit Uzeir Shabani për përgatitjen dhe kompletimin e dokumentacioneve të duhura.
E lusim Allahun Madhëriplotë që të gjithë kontribuesit t’i shpërblejë me të mirat e kësaj dhe botës tjetër.

Banner

Related posts

Mexhiti: Do të fillojë faza e dytë për ndërtimin e qarkores së Tetovës, do të ndërtohet qarkorja e Svillares! Do të zgjerohet rruga Kondovë-Radushë-Jegunoc

Gjyla Halili

VLEN i del në krah Mickoskit, UÇK-së i kthen shpinën

Gjyla Halili

BE pret hapa të tjerë nga Qeveria për t’ia hequr masat Kosovës

admin