“Dr. Rrezeart Dalipi merr pjesë në kongresin botëror Musculoskeletal Oncology Course 2024 (#MOC2024)
që mbahet në Padova të Italisë. Në këtë event marrin pjesë ortopedët më të mirë nga shumë vende të globit ku qëllimi kryesor është prezantimi i metodave më të përparuara për diagnostikimin dhe trajtimin e tumoreve të eshtrave”
Dr. Rrezeart Dalipi, një ortoped i shquar nga Kërçova, po shfaq një potencial të jashtëzakonshëm në fushën e shkencës mjekësore. Ai së shpejti do të mbrojë doktoraturën e tij, e cila fokusohet në temën: “Ndikimi i Dy Metodave Kirurgjike në Cilësinë e Jetës së Pacientëve me Sëmundje Metastatike të Pjesës Proksimale të Femurit: Krahasimi i Artoplastisë dhe Osteosintezës.” Ky studim ka për qëllim krahasimin e efikasitetit të dy metodave kirurgjikale në trajtimin e pacientëve me metastaza në eshtra, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre.
Me pjesëmarrjen në këtë takim shkencor edhe në pjesën praktike të kongresit, Doktor Rrezeart Dalipi do të sjelli risitë më të reja në Klinikën Universitare të Ortopedisë “Nënë Tereza” në Shkup. Ai me këtë studim synon të përmirësojë diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e pacientëve me tumore, duke ndjekur trendet më bashkëkohore të qendrave dhe spitaleve më të avancuara në botë që merren me këtë patologji. Puna e tij do të kontribuojë në avancimin e metodave kirurgjikale në trajtimin e pacientëve me tumore të eshtrave, përmes përdorimit të teknikave dhe implanteve moderne.
Kërçova, megjithëse një qytet i vogël edhe në fushën e shëndetësisë po dëshmon gjithnjë e më shumë se është një burim kuadrosh tanimë edhe të niveleve ndërkombëtare si që është në rastin konkret Doktor Rezeart Dalipi, i cili eshte djali Dr. Telatit pediatrit te njohur dhe është në prag të marrjes së titullit PhD në shkencat mjekësore. Të arrituara për të cilat redaksia e tv Gurra i uron suksese pafund Dr Rrezart Dalipit si një ndër kuadrot e pakta në rajonin tonë, që të hapërojë drejt majave të nivelit botëror në fushën e tij të shkencave mjekësore, teje specifike dhe e cila lidhet me shërbime kirurgjikale me metodat më bashkëkohore për trajtimin e tumoreve.