AKTUALE

Dedivanaj fton diasporën në Amerikë: Jo Grenellit!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj, ka reflektuar rreth lakimit të emrit të republikanit, Richard Grenell.

Z. Dedivanaj, ka theksuar se diaspora shqiptare në Amerikë, duhet të jetë e vëmendshme, sepse, duhet të zgjedhin interesin kombëtar.

“Diaspora nuk duhet mbështetur persona që dëmtojnë interesat e Kombit dhe shtetit Shqiptar”, ka theksuar Dedivanaj.

Ai ka vlerësuar se nuk duhet përkrahur Grenell për shkak të deklarimeve kundër Kosovës dhe pro shtetit të Serbisë, i cili kohën e fundit është afruar me strukturat e shtetit kriminal serb.

Dedivanaj është atdhetar e kontributdhënës i njohur në Amerikë i cili me reagimin e tij, kërkon unitet kundër atyre që dëmtojnë interesin nacional të shqiptarëve.

Banner

Related posts

Is climbing still just a fitness sport or an approach to life?

admin

Ngrënia e qershive para gjumit: Një sekret për ëndërrat më të ëmbla

admin

Fronti Europian festë madhështore në qendër të Tetovës

Gjyla Halili