AKTUALE

RËNIA NË TORTURË E FAZLI GRAJÇEVCIT PËR FLAMUR DHE TRI PUTHJET HISTORIKE TË FLAMURIT

Si sot, 56 vite më parë, më 6 Tetor 1968, fillon përdorimi edhe de jure i Flamurit Kombëtar Shqiptar në Kosovë, të cilin, si askush tjetër në historinë e popullit tonë, e ka ujitur me gjakun e Tij, SHQIPTARI FLAMUR, Heroi i Kombit Fazli Grajçevci!

Më shumë se pesë dekada e gjysmë kanë kaluar, dhe njëra nga ngjarjet më të mëdha të kombit, ajo e lejimit të përdorimit zyrtar nga titistet jugosllav dhe pushtuesit serb të Flamurit të Kombit tonë, mbetet një nga kryengjarjet e mobilizimit historik të popullit shqiptar!

Ushtria e popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja, UÇK i realizoi të gjitha!

Fotoja që shihet i mbuluar me flamur trupi i pa jetë, i shenjtë dhe i shtrenjtë i SHQIPTARIT FLAMUR Fazli Grajçevci dhe tri puthjet e flamurit nga Isa Boletini në Vlorë, nga Enver Hoxha në Tiranë dhe nga Talat Xhaferi në Bajram Curri, janë histori e madhe dhe e lavdishme shqiptare në katër foto!

Valëvitja e lirë e flamurit kombëtar afër varreve të Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit, te lapidaret, te monumentet, te sheshet, në tubime festive, në mitingje e parada ushtarake,kombëtare e shtetërore, në demonstrata kombëtare progresive, është dëshmi se flamuri është më i rëndë se toka, se është i qullur me gjak lirie, që mbulon Heronjët dhe Deshmorët gjithmonë, sikur qielli që mbulon dheun, rrezaton fuqinë e pavarësisë kombëtare dhe lavdinë e të parëve tanë që nga Kryeheroi Skënderbeu e deri te Komandanti Legjendar Adem Jashari!

Lavdi gjakut të derdhur për Flamurin Kombëtar!
Lavdi Heroit të Kombit Fazli Grajçevci!
Rroftë Flamuri kombëtar!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 6 Tetor 2024!

Related posts

Osmani me rastin e 55-vjetorit të MPJ-së: Jemi anëtarë në të gjitha organizatat rajonale dhe ndërkombëtare dhe faktor kredibil në korniza globale

Gjyla Halili

Pjesa më e madhe e shoqërive financiare japin kredi konsumatore, vitin e kaluar janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 16.000 euro

admin

60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!

Gjyla Halili