AKTUALE

Mexhiti takoi Koordinatoren e re të Përhershme të OKB-së në Shkup Rita Kolumbia

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministrër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot realizoi takim të parë me Koordinatoren e re të Përhershme të OKB-së në Maqedoninë e Veriut, Rita Kollumbia.
Temat e takimit ishin dy konferencat e ardhshme të palëve në Konventat për diversitetin biologjik dhe ndryshimet klimatike, si dhe çështjet tjera me interes të përbashkët, për të cilat ministri Mexhiti informoi për rrjedhën e përgatitjeve dhe aktiviteteve të ardhshme.

Mexhiti u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa koordinatorja e përhershme Kollumbia e konfirmoi gatishmërinë e agjencive zbatuese të OKB-së për një përfshirje edhe më të madhe në zbatimin e politikave për mjedis të shëndetshëm, duke theksuar si prioritet Marrëveshjen e ardhshme kornizë për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën 2026-2030.

Dy palët u dakorduan për nevojën e një qasjeje të sinkronizuar në programimin e programeve të OKB-së me prioritetet nacional, për shkak të shumëdimensionalitetit të problematikës dhe nevojës për integrimin e politikave për një mjedis të shëndetshëm në politika të tjera sektoriale, me një synim reduktimin e ndikimit negativ të ndryshimeve klimatike dhe ndikimit në diversitet biologjik.

Koordinatorja e përhershme e OKB-së Kollumbia, në disa raste e theksoi punën ekipore, përvojën dhe njohurinë si vlerë të njohur të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Banner

Related posts

Trafiku zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa, LAMM rekomandon kujdes gjatë drejtimit të automjeteve për shkak të reshjeve të borës

Gjyla Halili

Trudeau: Kanadaja do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën dhe ukrainasit në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme

Gjyla Halili

Gjendja e rrugëve

Gjyla Halili